⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump i cilëson sulmet e SHBA-së ndaj Iranit të mëdha dhe të fuqishme

UASHINGTON, 1 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se SHBA-ja ka kryer sulme të fuqishme ndaj objektivave iraniane, pranë Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare shumë e rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Trump tha se sulmet janë kryer si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të vendosur mina detare në ngushticë, si dhe ndaj sulmeve të fundit iraniane me raketa kundër bazave ushtarake amerikane në Jordani.

Ai paralajmëroi Iranin se, nëse do të hakmerret, SHBA-ja do të përgjigjet me sulme edhe më të fuqishme.

Edhe Irani kërcënoi me kundërpërgjigje. Ushtria iraniane dhe Garda Revolucionare paralajmëruan se SHBA-ja do të pësonte humbje të rënda nëse vazhdonte sulmet.

Mediet shtetërore iraniane raportuan gjithashtu shpërthime në disa zona të vendit, përfshirë ishullin Qeshm, qytetin Bandar Abbas dhe portin Çabahar.

Fillimisht nuk u raportuan viktima apo dëme.

Gjatë fundjavës, përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan, me sulme të ndërsjella.

Forcat amerikane goditën objektiva në Iran, ndërsa Irani sulmoi dy baza ushtarake amerikane në Jordani.

Sipas ushtrisë amerikane, sulmet e fundit kanë goditur objektiva të Gardës Revolucionare iraniane dhe janë ndërmarrë edhe si përgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe trupat amerikane në rajon.

Media amerikane “Axios” raportoi se plani i SHBA-së parashikon sulme të kufizuara pranë Ngushticës së Hormuzit, me synim pengimin e Iranit që të forcojë përsëri sistemet e radarëve dhe raketave, të cilat mund të përdoren për të sulmuar anijet.

Qëllimi i deklaruar i planit është të zvogëlojë rrezikun e sulmeve iraniane ndaj anijeve që transportojnë naftë, si dhe ndaj anijeve dhe avionëve ushtarakë amerikanë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.