☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha

Një sasi prej më shumë se 55 mijë eurosh (mes tyre edhe prerje 5 mijëshe të reja shqiptare), është sekuestruar nga autoritetet kufitare malazeze, pasi u gjet e fshehur në një vend të pazakontë brenda një automjeti.

Sipas autoriteteve, paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës së makinës, në një përpjekje për t’i kaluar kontrollet kufitare pa u zbuluar.

Gjatë kontrollit u gjetën pesë valuta të ndryshme, përfshirë dollarë kanadezë, dollarë australianë, amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptare.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencia evropiane për menaxhimin e kufijve të jashtëm.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende origjinën e shumës së parave apo arsyen pse ato ishin fshehur në automjet.

Nga eurot te monedhat kanadeze, australiane, amerikane, britanike dhe shqiptare, rasti ka tërhequr vëmendje edhe për mënyrën e pazakontë të fshehjes së parave.

Hetimet do të përcaktojnë origjinën e shumës dhe nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.