☁️
Tiranë 31°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.28 ▼0.6%
ARI 4,166 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,918 ▲ +0.35% ETH $1,772 ▲ +0.73% XRP $1.1429 ▲ +1.23% SOL $80.5900 ▲ +0.37%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.28 ▼0.6 % ARI 4,166 ▲0.97 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.28 ▼0.6 % ARI 4,166 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Tirana thërret ambasadorin rus për shpjegime. Hoxha: E papranueshme!

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, pasi gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar ngjarjen si “të papranueshme” dhe një përshkallëzim serioz të agresionit rus.

Sipas ministrit, sulmi vuri në rrezik serioz jetën e banorëve dhe ambasadorit shqiptar në Ukrainë, ndërsa u godit zona rezidenciale ku ai banon.

Hoxha tha se ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin.

“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë….Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”, shkruan Hoxha.

Në reagimin e tij, ministri shqiptar akuzoi Rusinë për sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile ukrainase, përfshirë shkolla, spitale, banesa dhe objekte energjetike, duke shtuar se pavarësisht kësaj, populli ukrainas ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

“Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas. Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim”, shkruan ministri.

Shqipëria i bëri thirrje Rusisë që të ndalë menjëherë sulmet, t’i japë fund luftës dhe të rikthehet në tryezën e negociatave duke respektuar ligjin ndërkombëtar. Hoxha ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës”, shkruan ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.