☁️
Tiranë 32°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.62 ▼0.1%
ARI 4,168 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,803 ▲ +0.17% ETH $1,768 ▲ +0.28% XRP $1.1418 ▲ +1.02% SOL $80.7100 ▲ +0.26%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare në rrugën e tyre drejt tregut të përbashkët europian.

Duke folur për procesin e integrimit dhe sfidat që sjell ai për ekonominë vendase, Rama u ndal te nevoja për përgatitje të biznesit shqiptar për një realitet të ri ekonomik që, sipas tij, po vjen me shpejtësi.

“Këtu jemi për të ardhmen që nuk ndalet, sepse vjen, dhe për të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur, Pikërisht për t’iu gjendur pranë bizneseve me të ardhmen që po vjen me shpejtësi në mënyrë të pandalshme, që është anëtarësimi në BE. Ne jemi angazhuar në krijimin e këtij program kombëtar që do ta mbështesim edhe me ekspertizën, që do të angazhojë në funksion të programit ekspertë të mirë informuar dhe mirë përgatitur për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Jemi në kushtet ku na duhet nga njëra anë të mbështesim sipërmarrjet, që e kemi bërë dhe do të vijojmë ta bëjmë, ky është sistemi i krijimit të vendeve të punës nga sipërmarrjet, zhvillimi social nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjes.”

Ai nënvizoi se fokusi kryesor mbetet mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat sipas tij duhet të kenë hapësirën dhe instrumentet e nevojshme për t’u rritur dhe për t’u përshtatur me konkurrencën e tregut europian.

“Ne duam që në radhë të parë sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe të vullnetit të domosdoshëm për ta çuar idenë përpara me kurajo të ketë mbështetjen tonë. Mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse, që do të materializohet në ditët e ardhme me hapjen e ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’. Në mbështetje të të gjithë atyre që do të duan të rriten më lartë, të rrisin volumin, të përgatiten për të mos u fshirë nga era e fortë e këtij transformimi i përfshirjes në tregun e BE”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.