☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,000 ▼0.87%
NASDAQ 26,093 ▼0.91%
NAFTA 86.51 ▲2.51%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,357 ▲ +5.32% ETH $2,322 ▲ +10.77% XRP $1.2571 ▲ +17.63% SOL $87.1600 ▲ +6.2%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Tiranë gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, së bashku me përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve shqiptare në procesin e afrimit me Tregun Unik Europian dhe mundësitë që ky program ofron për bizneset vendase.

Duke folur për zhvillimet në ekosistemin e sipërmarrjes, Kryeministri Rama u ndal veçanërisht te rritja e startup-eve në vend dhe mbështetja financiare për të rinjtë. Ai deklaroi:

“Kemi dyfishuar para pak ditësh financimin për të rejat dhe të rinjtë që kanë aplikuar në programin ‘Start Up Albania’. Aplikimet kanë nisur para disa vitesh me më pak se 100 dhe këtë vit kanë kaluar mbi 1200, dhe ne dyfishuam financimin dhe u kemi thënë të rinjve dhe të rejave që do të rrisim financimin në mënyrë proporcionale me rritjen e aplikimeve”, tha ai.

Rama theksoi gjithashtu se qeveria po punon për hartimin e strategjisë industriale të Republikës së Shqipërisë dhe strategjisë kombëtare të eksporteve, me qëllim orientimin e zhvillimit ekonomik drejt sektorëve me konkurrueshmëri të lartë dhe mbështetjen e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve shqiptare. “Këto janë dy qasje ndaj dy komponentëve të rëndësishëm të këtij momenti,” u shpreh ai.

Kryeministri nënvizoi objektivin për të krijuar një platformë kombëtare mbështetjeje për biznesin, që synon të përfshijë rreth 48 mijë ndërmarrje në të gjithë vendin.

“Ne synojmë të informojmë 48 mijë ndërmarrje në gjithë vendin, një për një; duam të ngremë bashkërisht një platformë kombëtare të mbështetjes së biznesit dhe të krijojmë rrjetin kombëtar të ekspertëve dhe konsulencës, dhe për këtë do të na ndihmojë mbështetja me ekspertizë e UNDP-së,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se qeveria planifikon të organizojë një cikël të gjerë trajnimesh sektoriale, si dhe të forcojë standardizimin dhe certifikimin sipas kërkesave të Bashkimit Europian, me synimin për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare.

“Kemi nevojë për dije. Sipërmarrja ka nevojë për dije dhe së bashku kemi nevojë për informim,” theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.