☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $81,230 ▲ +1.38% ETH $2,362 ▲ +1.97% XRP $1.3287 ▲ +2.56% SOL $101.7200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shpërndarë nga profile që publikojnë materiale dhe informacione rreth protestës, ngre pretendime rreth tensioneve dhe përplasjeve të brendshme gjatë protestës së 20 qershorit, e cila u konsiderua si një nga tubimet më të mëdha të muajit për nga pjesëmarrja.

Në video ngrihen pikëpyetje mbi rolin e diasporës në protestë, veçanërisht për faktin se, pavarësisht pjesëmarrjes së lartë më 20 qershor, një pjesë e saj nuk u pa me të njëjtën prani ditën pasuese. Autorët e videos pretendojnë se diaspora nuk u lejua të fliste lirisht dhe se një grup i vetëshpallur organizator ka kontrolluar mikrofonin dhe rendin e fjalimeve.
Sipas pretendimeve të ngritura në video, gjatë protestës ka pasur momente tensioni mes disa protestuesve dhe këtij grupi organizator. Në pamje evidentohet një person i identifikuar në video si Gjon Ndoji, (një nga firmëtarët e letrës drejtuar përfaqësive diplomatike, ku i informon rreth kërkesave të protestë), i cili u drejtohet disa qytetarëve me fjalët: “Ikni me të mirë po ju them.” Në të njëjtën video shfaqen edhe persona të tjerë që bëjnë gjeste drejt turmës për t’u tërhequr pas.

Videoja ngre gjithashtu pretendimin se tensionet kanë ardhur pas një mbledhjeje të zhvilluar pak para protestës, të cilën autorët e cilësojnë si “sekrete” dhe ku, sipas tyre, kanë marrë pjesë vetëm një pjesë e vogël e përfaqësuesve të diasporës. Në video pretendohet se mbledhja është zhvilluar në biznesin e Erjon Selmanajt, i përmendur si anëtar i partisë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Po sipas videos, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe një sërë personash të lidhur me partinë “Shqipëria Bëhet”, kandidatë të saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si dhe aktivistja Luciana Kokaj, për të cilën në video pretendohet se së fundmi i është bashkuar kësaj force politike.

Autorët e videos pretendojnë se pas kësaj mbledhjeje, gjatë protestës iu dha përparësi në mikrofon pjesës së diasporës që kishte marrë pjesë në takim, si edhe anëtarëve apo mbështetësve të “Shqipëria Bëhet”, ndërsa pjesa tjetër e diasporës u la jashtë fjalimeve.

Pretendimet e ngritura në video nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, materiali ka hapur një tjetër debat mbi mënyrën se si po organizohet protesta, kush kontrollon mikrofonin, kush vendos përfaqësimin dhe nëse grupet politike po tentojnë të marrin ndikim mbi një lëvizje që është paraqitur si qytetare.

Videoja mbyllet me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe polemike: nëse protesta po orientohet drejt partisë “Shqipëria Bëhet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.