Bota

Rusia: Marrëdhëniet me SHBA kanë ndryshuar tërësisht

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar ndryshime rrënjësore.

“Uashingtoni në mënyrë të njëanshme ka nisur të përkeqësojë marrëdhëniet me Moskën që përpara krizës së Ukrainës dhe tani është koha për ta pranuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar ndryshime thelbësore”, ka thënë Lavrov në një intervistë për televizionin rus Channel One.

Lavrov tha se politikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë bazohen tek “rusofobia agresive” dhe implementimi i tyre po dëmton interesat kombëtare të Rusisë dhe po kërcënon sigurinë e saj.

“Afrimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s pranë kufijve tanë, vendosja e armatimeve të rënda nga SHBA dhe gjithashtu sanksionet janë një manifestim që do ta quaja armiqësor”, tha më tej shefi i diplomacisë ruse.

Më herët gjatë muajit, Uashingtoni pezulloi negociatat me Moskën për rivendosjen e armëpushimit në Siri, duke fajësuar palën ruse për rolin e saj ushtarak në sulmet në qytetin e Alepos.

Si reagim, Rusia anuoi programet e bashkëpunimit në fushën bërthamore dhe energjitike me Shtetet e Bashkuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button