Bota

“Russia-gate”, Trump mund të shkarkojë kreun e grupit hetimor

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të kryesuesit të hetimeve për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur një person i afërt me Trump, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Christopher Ruddy deklaroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë po e sheh seriozisht shkarkimin e Robert Mueller, por vetë selia presidenciale deklaroi se kreu i shtetit nuk e ka diskutuar kurrë çështjen me mikun e tij të vjetër.

Së fundmi edhe një grup konservatorësh sulmoi Mueller, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tij dhe duke i bërë thirrje Trump që të rishikojë rolin e tij.

Mueller, i caktuar nga zv.prokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein për mbikëqyrjen e hetimit të Departamentit të Drejtësisë, sapo ka nisur të zgjedhë anëtarët e ekipit të tij, shumica e të cilëve janë ekspertë të çështjeve penale.

Por nëse lajmi konfirmohet, shkarkimi i tij mund të ketë pasoja shpërthyese dhe kritika të ashpra në adresë të Trump, i cili ndodhet nën një presion të intensifikuar për shkak të shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button