🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,648 ▲ +0.2% ETH $2,004 ▼ -0.03% XRP $1.3334 ▼ -0.53% SOL $82.3900 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

“Russiagate”, mediat: Edhe dhëndri i Trumpit i përfshirë në hetime

Një tjetër funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë shumë pranë Donald Trumpit, ndoshta dhëndri i tij Jared Kushner, dyshohet të jetë i përfshirë në hetimet e çështjes “Russiagate”.

Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane dhe britanike mbi hetimet që kanë futur në telashe presidentin amerikan.

Avokatët ligjorë të Shtëpisë së Bardhë kanë nisur të studiojnë procedurat për të qenë të gatshëm në rast se Trump do të duhej të përballej me një akuzë të mundshme.

Është gazeta “The Indipendent” ajo që ka cituar emrin e dhëndrit të presidentit. Jared Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump, është emëruar si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës britanike, hetuesit e FBI-së, kërkojnë të dëgjojnë Kushnerin mbi rastin në fjalë.

Ndërkohë, detaje të reja vijnë nga gazeta “New York Times”, sipas të cilës, në takimin në Zyrën Ovale me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe ambasadorin rus në SHBA, në 10 maj, Trump ka folur për shkarkimin e James Comey si shefi i FBI-së, duke pohuar që kishte një “presion të fortë” ndaj tij. Sipas gazetës, Trump e ka cilësuar ish-drejtorin e Byrosë së investigimit një “të çmendur, jashtë logjike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.