☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.98 ▲8.71%
ARI 4,734 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▼ -0.82% ETH $2,194 ▼ -0.94% XRP $1.3251 ▼ -0.2% SOL $81.9900 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.98 ▲8.71 % ARI 4,734 ▼1.11 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.98 ▲8.71 % ARI 4,734 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Samaras: SYRIZA po përgatit një shtrëngatë tatimore

Krahasimin e programit të ”Demokracisë së re” dhe të SYRIZA-s bëri kryeministri grek, Antonis Samaras, gjatë një fjalimi në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Athinës.

Antonis_Samaras“U shënua ulje e papunësisë, u reduktua borxhi publik dhe tani po dalim nga memorandumi”, tha kryeministri, duke bërë një bilanc të shkurtër të arritjeve të qeverisë.

Kryeministri iu referua zhvillimeve që çuan në zgjedhjet e parakohshme dhe pasojat për ekonominë.

“Një minorancë e tërhoqi vendin në zgjedhje, të cilat shumica nuk i donte. Faktikisht po regjistrohen pasoja negative, ulje e xhiros, ulje e të ardhurave tatimore, rënie e bursës, tendenca të largimit të depozitave, që i detyruan bankat t’i drejtohen ELA-s, pezullim i projekteve për dhënie likuiditetesh nga bankat, dhe një pasiguri paralizuese që ka ngrirë investimet që parashikonin mijëra vende pune. Këto minojnë perspektivat e vendit”, theksoi ai.

“SYRIZA bën premtime të çmendura si rikthim të pagave në sektorin publik dhe rimarrje në punë në këtë sektor, premton rishtetëzime, premton shtetëzim të sektorit të energjisë dhe ka paralajmëruar nënshtrimin e sistemit bankar nën kontrollin e shtetit. Paralajmëron obligacione shtetërore nga depozitat e qytetarëve. Gjithashtu taksë për veprimet bankare, duket se nuk e dinë se si funksion sistemi bankar”, vërejti Samaras për programin e SYRIZA-s.

”SYRIZA thotë se do ta çojë koeficentin maksimal në tatimin e të ardhurave në 60 për qind, kur ne kemi premtuar uljen deri në 33 për qind. A ka ndokush dyshime se bëhet fjalë për një shtrëngatë tatimore?”, theksoi Samaras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.