🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,955 ▲ +0.06% ETH $2,055 ▼ -0.07% XRP $1.3205 ▲ +1.72% SOL $80.4600 ▲ +1.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Samiti BE-Turqi për refugjatët, përçarje për mbylljen e “Rrugës ballkanike”

Mbyllja e “korridorit ballkanik” të kalimit të refugjatëve është tema kryesore e samitit të jashtëzakonshëm europian, që ka nisur diskutimet në Bruksel fillimisht me Turqinë, për të vijuar më pas vetëm mes krerëve të shteteve, ose qeverive të BE-së.

Në ftesën e Presidentit Donald Tusk, ndaj vendeve anëtare për këtë samit, thuhet se, me marrjen e masave në nivel europian dhe në bashkëpunim me shtetet ballkanike e Turqinë, do t’i jepet fund kësaj rruge.

Por, disa vende anëtare shprehin rezerva për përdorimin e një fjalori të tillë të prerë, për formulimin e konkluzioneve përfundimtare të Këshillit të BE-së. Në nisje të samitit, Kancelarja Merkel tha se nuk mund të gjendet zgjidhje përmes veprimeve të njëanshme, ndërsa zëdhënësja e saj, Christiane Ëirtz sqaroi se, “për Gjermaninë, mbyllja e korridorit ballkanik është spekulim”.

E ndërsa gjatë drekës bisedohet për bashkëpunimin me Turqinë, në mënyrë që të pranojë kthimin e personave që nuk përmbushin kushtet për azil në Bashkimin Europian, kryeministri grek Tsipras u shpreh i pakënaqur, sepse plani i veprimit për refugjatët nuk është zbatuar deri tani as nga vendet anëtare të BE-së dhe as nga Turqia.

Forcimi i kufijve të jashtëm të BE-së është një temë tjetër e rëndësishme e këtij samiti, ndërkohë që zyrtarë të FRONTEX pritet ende që të zhvendosen në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve helene, sipas konkluzioneve të arritura gjatë samitit të tetorit me Ballkanin.

Përgatiti: Arta TOZAJ

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.