Sandra Bullock feston 50-vjetorin
Një ndër aktoret më të vlerësuara të Hollivudit sot feston 50-vjetorin. Sandra Bullock ka lindur më 26 korrik 1964 në Arlington të Virginias dhe ka debutuar në botën e kinemasë në vitin 1993. Suksesi erdhi një vit më pas ku luante në krah të Keanu Reeves në filmin “Speed” (“më thoshin që të mos merrja pjesë dhe që ishte një film vetëm në autobus”).
Sot, Bullock është një grua e realizuar: “Jam e lirë dhe bëj gjërat që dua”.
Në mesin e gjithë suksesit si aktore, në jetën private nuk shkon gjithçka mirë. Në vitin 2010 u divorcua nga bashkëshorti i saj Jesse James pasi mori vesh serinë e tradhëtive të tij. Në këtë periudhë të vështirë për të, ajo vlerësohet me çmimin Oscar si aktorja me e mirë protagoniste në filmin “The Blind Side”.
Vitin e kaluar gjithashtu ishte kandidate për çmimin Oscar me rolin në filmin “Gravity” të Alfonso Cuaron, por aktorja më e mirë u shpall Cate Blanchett.
Pas divorcit në vitin 2010 Bullock nuk ka patur histori shumë të rëndësishme. “Mamaja më ka rritur duke më mësuar që të mos jem e varur kurrë nga një mashkull. Mendoj se e kam marrë këshillën e saj”, thotë Sandra Bullock.