☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,094 ▼ -0.07% ETH $2,138 ▲ +1.66% XRP $1.3480 ▲ +0.61% SOL $81.1200 ▼ -2.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sarandë, shpëtohet motobarka me 4 shtetas grekë

Policia Kufitare e Sarandës dhe e Dhërmiut që prej orës 07.00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë në një operacion  të përbashkët me Rojën Bregdetare greke , për shpëtimin e katër shtetaseve grekë të cilët pësuan avari në motobarkën e tyre.

Ne këtë operacion të përbashkët  të mjeteve lundruese të Policisë Kufitare Shqiptare dhe Rojës Bregdetare Greke, u shpëtuan 2 milje në ujërat tona territoriale , mbi ishujt Fanon, përballë Dhermiut 4 shtetas grekë të cilët kishin humbur kontaktin në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ata kishin dalë për shëtitje me një motobarkë  të  vogël,  e cila ka pasuar avari dhe rryma i ka sjellë në drejtimin tonë.

Nga ana e Policisë Kufitare Shqiptare pas marrjes së kërkesës për ndihmë nga pala greke , hynë në veprim 3 mjete lundruese. Pas disa orë kërkimesh u bë i mundur lokalizmi dhe shpëtimi i barkës.  Rreth orës 13.00,  u bë evakuimi i tyre ; janë dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës 4 e 7 vjeç. Përfaqësuesit e Rojës Bregdetare greke kanë falënderuar Policinë Kufitare Shqiptare për angazhimin maksimal në këtë operacion evakuim shpëtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.