Zgjedhjet lokale 2015

Sazan Guri zyrtarisht kandidat për Bashkinë e Tiranës, dorëzon 5080 firma në KQZ

Zyrtarisht shkon në 4 numri i kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. Paraditen e sotme, ambientalisti Sazan Guri  ka dorëzuar në KQZ firmat e mbledhura nga qytetarët për të garuar si i pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit.

Në një prononcim për mediat, Guri ka falënderuar qytetarët që hodhën firmën dhe mediat që e kanë ndjekur gjatë kësaj kohe.  Përballë në këtë garë Guri do të ketë kandidatin tjetër të pavarur, Gjergj Bojaxhi, si dhe ata të dy partive të mëdha, Halim Kosova nga PD dhe Erjon Veliaj nga PS. “Sapo dorëzuam firmat nga KQZ. S

ipas ligjit duhej që ne duhet të mblidhnim firmat e 3000 firmave. Brenda 10 ditësh mblodhëm mbi 5080 firma. Në fakt mblodhëm 7000, por 2000 kishin probleme Në një shpejtësi rekord arritëm të mblidhnim atë që duhej. Besoj se do vlerësohemi pozitivisht. Besoj se nga ky moment do të jemi kandidatë të Barabartë me kandidatë e tjerë.”- tha Sazan Guri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button