☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.64 ▲8.36%
ARI 4,735 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,105 ▼ -0.62% ETH $2,198 ▼ -0.65% XRP $1.3267 ▼ -0.14% SOL $82.1500 ▼ -0.09%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,735 ▼1.1 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,735 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Schauble: Asnjë euro ndihmë për Greqinë para zbatimit të reformave

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi sot se asnjë euro ndihmë nuk do të jepet për Greqinë nëse ajo nuk do të përmbushë të gjitha angazhimet e parashikuara me partnerët evropianë në kuadër të programit të ndihmës.

Wolfgang-Schauble7“Asnjë euro nuk do të jepet para se Greqia të ketë përmbushur angazhimet e saj”, premtoi ministri në një intervistë për radion rajonale publike ”SWR”.

“Nëse ata përmbushin të gjitha angazhimet e tyre, atëherë ata do të mund të marrin pjesën e mbetur të ndihmës financiare”, theksoi ai duke shtuar se nëse ata nuk i përmbushin angazhimet nuk do të marrin ndihmë.

”Pyetja që paraqitet tashmë është nëse mund të besojmë te angazhimet e qeverisë greke apo jo”, theksoi ai duke përmendur dyshimet e shumta që shpreh Gjermania.

“Ne, vendet e zonës euro, në asnjë rast nuk kemi rënë dakord për pagesa të mëtejshme, por i kemi dhënë më shumë kohë Greqisë për të zbatuar reformat për të cilat është angazhuar”, nënvizoi Schauble.

Ministrat e Financave të zonës euro i dhanë dritën e gjelbër zgjatjes prej katër muajsh të programit të ndihmës për Greqinë. Në këmbim, qeveria e të majtës radikale e Aleksis Cipras u angazhua se do të luftonte kundër evazionit fiskal dhe do të riforconte mjetet për mbledhjen e taksave.

”Ky vendim i eurogrupit nuk ka qenë i lehtë për tu marrë”, nënvizoi ministri konservator, i cili mishëroi linjën e ashpër në Evropë.

“Vendimi nuk ka qenë shumë i lehtë edhe për qeverinë greke sepse kjo e fundit i ka treguar popullit gjera krejtësisht të ndryshme gjatë fushatë zgjedhore”, shtoi ai.

Deputetët e Bundestagut do të shprehen të premten për zgjatjen e programit të ndihmës ndërkohë që rezerva të shumta janë shfaqur në kampin konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.