Politika

Schmid: Reforma, përgjegjësi individuale e deputetëve

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid ka marrë pjesë këtë të enjte në Konferencën e Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë.

Sikurse shumë diplomatë të tjerë të huaj, edhe ajo ka dhënë mesazhin e radhës për reformën në drejtës.

“Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individiale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën”, ka deklaruar Schmid.

E pranishme në këtë konferencë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka thënë gjithashtu se miratimi i reformës është një domosdoshmëri.

“Nuk e imagjinoj dot datën 22 korrik pa miratimin e reformës në drejtësi. Uroj që sot java të na sjellë një pikë të përbashkët për ta votuar”, ka thënë Bregu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button