☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.32 ▼1.42%
ARI 4,047 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,155 ▼ -1.52% ETH $2,325 ▼ -1.7% XRP $1.2929 ▼ -2.55% SOL $100.4700 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,047 ▼0.12 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,047 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të i

Josh Kushner, CEO i Thrive Capital, ka folur për herë të parë publikisht mbi dështimin e planit të FIFA-s për një marrëveshje prej 20 miliardë dollarësh, që synonte t’u jepte investitorëve të jashtëm një pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.

Në një deklaratë për New York Post, Kushner pranoi se kompania e tij “nuk e kishte kuptuar dinamikën politike të futbollit global” gjatë negociatave.

Marrëveshja, e njohur si FIFA Forëard Enterprise (FFE), synonte të siguronte deri në 4.2 miliardë dollarë nga Thrive Capital dhe investitorë të tjerë të jashtëm.

Plani shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit, veçanërisht në Europë. Muajin e kaluar, anëtarët e UEFA-s votuan unanimisht për bojkotimin e Kupës së Botës, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së propozuar.

Kushner tha se kompania e tij kishte hyrë në negociata me bindjen se projekti mund të ishte pozitiv, por nuk e kishte parashikuar përplasjen politike që do të pasonte.

“Edhe pse i ndanim motivet e FFE-së, nuk e kuptuam dinamikën politike të futbollit global dhe deri ku do të shkonin disa persona”, deklaroi Kushner.

Ai shtoi se Thrive Capital ka një histori të gjatë bashkëpunimi me palë të ndryshme dhe se, po ta kishte ditur se në çfarë drejtimi do të shkonte situata, kompania nuk do të ishte përfshirë në negociata.

“Thrive ka një histori të gjatë bashkëpunimi me të gjitha palët e interesuara. Nëse do ta dinim se në çfarë drejtimi do të transformohej situata, nuk do të ishim përfshirë”, pranoi Kushner.

Marrëveshja e propozuar e FIFA-s, që në fillim u prezantua si një mundësi e madhe financiare për futbollin ndërkombëtar, u përball kështu me kundërshtime të forta nga aktorë të rëndësishëm të sportit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.