Te ndryshme

Seksi – ilaç për të gjitha

Seksi me të vërtetë është ilaç për të gjitha. Nëse e praktikoni rregullisht do të flini më mirë, nuk do të jeni me stres, do të shpenzoni kaloritë e tepruara, si dhe do të mbroheni nga ftohja dhe viruset.

seksi

Një studim i kohës së fundit ka treguar se meshkujt të cilët kanë seks më shumë se dy herë në javë kanë rrezik më të vogël nga sulmi në zemër, thekson një revistë për shëndetin seksual dhe reproduktiv.

Shumë hulumtime po ashtu kanë treguar se me seks të rregullt, forconi imunitetin, por edhe e largoni stresin. Po ashtu, nëse keni dhimbje koke kjo nuk është arsye për të refuzuar partnerin në shtrat. Është dëshmuar që seksi largon dhimbjet dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Seksi është kyç për jetëgjatësi. Kështu, gjatë orgazmës trupi prodhon hormonin dehidroepiandrosteron (DHEA), i cili forcon imunitetin dhe mban të shëndetshme pamjen e lëkurës.

Nëse keni qarkullim të keq, atëherë mos merrni tableta, por rregullisht bëni seks, sepse pas lojës nën çarçafë me siguri do të ndiheni më mirë.

Po ashtu, seksi është mënyra më e lirë për t’u dobësuar. Vetëm për gjysmë ore shpenzoni 80 kalori. Ndërsa pas natës së mirë të kaluar me partnerin në mëngjes do të zgjoheni shumë më të disponuar dhe të freskët.

Të përmendim edhe se gjatë seksit trupi i mashkullit liron hormonin testosteron, i cili mbron nga sëmundjet e zemrës, derisa trupi i femrës liron estrogjenin i cili po ashtu mbron nga problemet e zemrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button