Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,715 ▲ +0.93% ETH $2,050 ▲ +1.12% XRP $1.3197 ▲ +2.23% SOL $79.3300 ▲ +1.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Sektori publik me 1500 entitete, FMN: Qeveria nuk i ka llogaritë e sakta

aaSektori publik përfshin rreth 1,500 entitete (institucione dhe kompani), por numri i saktë i tyre  nuk dihet ende, pavarësisht përpjekjeve për të hartuar një listë të plotë  të subjekteve, pohon Fondi Monetar Ndërkombëtar në ekzaminimin e fundit që i ka bërë rreziqeve fiskale në vendin tonë.

Deri në mes të 2015 kishte rreth 385 etnitete publike në sektorin e qeverisë lokale, edhe pse numri  i tyre ra në 61 pas zbatimit të reformës së re territoriale, pas zgjedhjeve të qershorit. Ka edhe dy fonde në sektorin e sigurisë sociale, një për pensione dhe një për sigurim shëndetësor.

Sektori publik gjithashtu përfshin bankën qendrore dhe 255 korporatat e regjistruara publike që janë në pronësi apo të kontrolluar nga subjektet e qeverisë dhe 58 të tilla në pronësi të sektorit të qeverisjes lokale. Pjesa e mbetur administrohet nga qeveria qendrore. Pothuajse të gjitha korporatat jofinanciare publike janë të përqendruara në sektorin e energjisë. Nga korporatat financiare, përveç Bankës së Shqipërisë, është edhe një kompani sigurimi (INSIG).

Raportet fiskale të konsoliduar më subjektet në qeverinë e përgjithshme, nuk përfshin të paktën 27 subjekte verën FMN, të cilat janë pjesë e qeverisë qendrore sipas rregullave statistikore. Institucionet e papapërfshira  janë autoriteti i aviacionit -civil, Agjencia e sigurimit të depozitave dhe kompanitë e tjera shtetërore që janë në agoni apo në proces për tu mbyllur. Nuk ka informacion të botuar financiar për këto subjekte. Përfshirja e këtyre subjekteve në raportet fiskale do të jetë relativisht e lehtë, dhe të çojë në një rritje vlerësimit të tyre raporton Fondi.

Përbërja e sektorit publik në Shqipëri

Nr. i entiteteve

  1. Qeveria e përgjithshme          1,213
  2. Qeveria qendrore                         26

Institucionet buxhetore                       799

Ndërmarrjet jobuxhetore                      27

Pushteti Lokal                                        61

Fondet të sigurimeve sociale                  2

Kompania publike                                256

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.