🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sela zbardh detajet nga takimi me Kurtin: I tregova të vërtetën mbi Mickoskin dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela ka folur në Euronews Albania sa i përket një takimi të zhvilluar mes tij dhe Albin Kurtit mbi situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Sela thekson se Kurti ka informacion të mjaftueshëm për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe pozitën e koalicionit Vlen.

“Meqë u kërkua takim dhe e zhvilluam këtë takim, unë isha atje për t’ia rikujtuar edhe njëherë se cili është pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, kjo është detyra ime. Një gjë të tillë me kënaqësi do ta bëj çdo herë me kryeministrin, kushdo qoftë ai i Kosovës, edhe me kryeministrin e Shqipërisë, në mënyrë që të arrijmë në të vërtetat dhe në konstatimet të cilat do duhet të na nxjerrin nga kjo situatë e mjerueshme politike”.

Duke folur mbi qëllimin e takimit, Sela shton se takimi shërbeu për të diskutuar zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për të ripotencuar sfidat me të cilat përballen shqiptarët atje.

“Në funksion të kësaj ka qenë takimi im me kryeministrin e Kosovës, zoti Albin Kurti. Kemi folur për situatën politike edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, dhe kemi folur natyrisht edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut në debatin të cilin e zhvilluam aty. I kam sugjeruar që në qoftë se do të shohësh se cilat janë qëllimet politike e sa dashamirës është Hristijan Mickoski ndaj shqiptarëve, shih sjelljen e Hristijan Mickoskit në përgjithësi apo se si sillet me shqiptarët në Maqedoni”, tha ai.

Sela bëri të ditur se ka dorëzuar një propozim-ligj për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke e krahasuar atë me propozimin e qeverisë, të cilin e konsideron problematik dhe kthim prapa në kohë.

“Natyrisht që kam folur për problemet edhe të gjuhës, edhe të ligjit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. I kam çuar dy propozim-ligjet për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, sepse për hir të vërtetës janë dy propozim-ligje në procedurë. Njëri është i qeverisë dhe një propozim-ligj është që e kam dorëzuar unë si Aleanca për Shqiptarët me deputetët e mi. Kur e kam dorëzuar propozim-ligjin, u kam kërkuar të gjitha grupeve parlamentare, të gjithë deputetëve shqiptarë që të bëhen pjesë e atij ligji. Dhe i kam thënë kryeministrit: “Urdhëroni krahasoni të dy ligjet. Por ky ligj i qeverisë nuk duhet të kalojë asesi, sepse situata sa i përket punësimit dhe përfaqësimit të drejtë adekuat s’ka të bëjë vetëm me punësim në këndvështrimin tim, por ka të bëjë me shumë elemente të tjerë, siç është edhe parandalimi i proceseve të montuara politike. Sepse kur të kesh përfaqësim të mjaftueshëm të drejtë në gjykata, natyrisht që ne nuk mundemi pastaj të ankohemi për procese të montuara politike, sepse do t’i kemi gjyqtarët e prokurorët shqiptarë të cilët do të pamundësojnë që gjëra të tilla të ndodhin.

Ishte një bashkëbisedim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, ku unë ia kam shpjeguar zhvillimet politike dhe këndvështrimin tim për zhvillimet politike këtu në Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Sela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.