Kosova

Serbia në BE pa të drejtë vetoje ndaj Kosovës

Beogradi në fund të procesit negociator me BE-në do të jetë i detyruar të pranojë edhe marrëveshjen juridikisht të detyrueshme, të cilën Beogradi duhet ta nënshkruajë me Prishtinën e do të verifikohet nga ana e Bashkimit Evropian, në mënyrë që pastaj si “marrëveshje e BE-së dhe e Serbisë që i përket Kosovës” të arrijë në parlamentin serb për ratifikim, për t’u bërë pjesë e legjislaturës serbe.

Siç mëson e përditshmja e Beogradit “Novosti”, transmeton qik, një zgjidhje e tillë po shqyrtohet në Bruksel dhe do të ofrohet si rrugëdalje nga situata aktualisht e pazgjidhshme.

Beogradi në fund të procesit negociator me BE-në do të jetë i detyruar të pranojë edhe marrëveshjen juridikisht të detyrueshme e cila do të përkufizojë marrëdhëniet me Prishtinën, e për të cilën shumëkush druan se do të interpretohet si njohje e Kosovës.

Por, sipas gazetës serbe “Novosti”, ndonëse deri atëherë ka edhe disa vite, nga kreu i shtetit të Serbisë kanë thënë se nuk do të bien në kurth që të nënshkruajnë “marrëveshje ndërkombëtare me krahinën e saj”. Andaj tani Brukseli po tenton të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

Sipas deputetit hungarez në parlamentin serb Laslo Varaga, i cili është zëvendëskryetar i Këshillit për integrime evropiane, nga Serbia në një moment do të kërkohet një lloj ratifikimi i marrëveshjeve të arritura, ndonëse ai nuk e di se në cilën formë do të jetë kjo.

“Ajo që përfundimisht dihet është se kur ta nënshkruajmë marrëveshjen për pranim në BE, patjetër duhet të japim deklaratën juridikisht të detyrueshme se nuk do të vëmë veto për hyrjen e Kosovës në BE”, thotë Varga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button