🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,646 ▲ +1.01% ETH $2,008 ▲ +1.25% XRP $1.3417 ▲ +1.28% SOL $82.6000 ▼ -0.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Serbia nuk ngopet me Asociacionin

serbia-nuk-ngopet-me-asociacionin_hdQeveria e Serbisë është duke u përgatitur që përmes një dokumenti të kërkojë kompetenca shtesë për Asociacionin e Komunave Serbe në veri. Por, zyrtarë të Qeverisë kosovare zotohen se nuk do të ketë asgjë më shumë sesa ajo që parashihet me Ligjin për qeverisje.

Burime të afërta me procesin e bisedimeve në Bruksel i kanë thënë gazetës së Serbia është duke u përgatitur të parashtrojë kërkesa shtesë në Bruksel, për sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe në veri.

“Kemi informacione se pala serbe e ka hartuar një dokument, përmes të cilit pretendon të kërkojë kompetenca shtesë për Asociacionin, përtej Ligjit për Qeverisje Lokale. Këtë dokument Serbia po pret ta diskutojë me Prishtinën zyrtare sapo të krijohen institucionet e reja të Kosovës. Sipas këtij dokumenti, Beogradi ka parashikuar që në Asociacionin e Komunave Serbe të përfshihen të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë”, ka bërë të ditur ky burim i gazetës.

Pavarësisht pretendimeve të Beogradit që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca shtesë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës zotohen se nuk do të ketë asgjë më shumë sesa ajo që parashihet me Ligjin për Qeverisje Lokale.

“Kjo çështje edhe më herët është folur në Bruksel, por edhe serbët e kanë bërë një pajtim që në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës t’i realizojnë të drejtat e tyre. Ndërsa, ne si ministri e kemi Ligjin për Qeverisje Lokale dhe krejt çka është në kuadër të këtij ligji serbët do ta gëzojnë, çka është jashtë atij ligji natyrisht se nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të bëhet. Këto janë supozime, nëse eventualisht mund të ketë kompetenca shtesë, atëherë mund të konsiderohen komuna që nuk janë në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ketë kompetenca shtesë, përveç atyre që janë të parapara me ligj”, ka thënë për “Kosova Sot” zëvendësministrit i Pushtetit Lokal në detyrë, Basri Musmurati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.