Kosova

Serbia shkel Marrëveshjen, kosovarët ndërrojnë targat RKS në KS

Marrëveshja për sigurime kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila filloi të zbatohet nga kjo e mërkurë, po dëmton në masë të madhe imazhin e Republikës së Kosovës, e cila tani njihet nga më shumë se 100 shtete, dhe po dëmton edhe qytetarët.

Makinat e Kosovës me targa RKS detyrohen të paguajnë gjatë çdo hyrjeje në territorin e Serbisë një shumë prej 5 euro në ditë për t’u pajisur me tabela shtesë me mbishkrimin “Prova”. E për t’i ikur kësaj pagese tashmë shtetasit e Republikës së Kosovës kanë vërshuar qendrat e regjistrimit ne gjithë territorin e vendit për targa me KS.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhjetëra qytetarë kanë ndërruar tabelat nga RKS me ato KS, të cilat vazhdojnë te jenë valide, për shkak të Serbisë.

Shkronja e parë e tabelave të Kosovës (R) nga RKS, që ka domethënien Republikë e Kosovës, nga pala serbe nuk po njihet e për këtë qytetarët janë të detyruar t’i ndërrojnë tabelat me të hyrë në territorin e Serbisë me ato “proba”.

Millosh Vujoviq, qytetar serb nga Prishtina , i cili pranoi të flasë për “KosovaPress”, tregoi edhe arsyen pse ka vendos t’i ndryshoj targat nga RKS në KS.

“Tash kam marrë tabelat tjera, sepse sipas kësaj marrëveshjeje natyrisht se është më lirë dhe shpenzimet do të jenë më të vogla. Më herët i kemi paguar 105 euro për një muaj pavarësisht se ke shkuar një ditë apo një muaj në Serbi . Këtë shumë askush nuk ka mund me përballu. Tash kanë thënë që do të jetë 40 euro TPL-ja për një vit. Kjo tash është në rregull, ka me qenë udhëtim afatgjatë sigurisht që nuk do të presim për ndërrimin e tabelave. Me këto tabela do të shkojmë në Serbi, nuk kemi nevojë t’i ndërrojmë dhe do të na lehtësohet lëvizja e lirë “, tha Vujoviq.

Ai po ashtu ka treguar arsyen pse nuk i leverdisin tabelat me RKS-në.

“Me RKS na duhet t’i ndërrojmë tabelat, t’i vendosin me atë ‘proba’ që fillimisht kushton 40 euro për një ditë për sigurim plus ditën tjetër ka 5 euro për tabela. Kjo është shumë. 10 ditë me qëndrua në Serbi duhet të vendosen tabelat ‘proba’ e te paguajmë 50 euro shtesë. A me këto 40 euro për një vit kjo është më e lirë dhe më e mirë”, tha Vujoviq.

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës në dialogun lidhur me kartonin e gjelbër, thotë se qytetarët kanë të drejtë të vendosin se cilat targa i duan. Kosova i ka dy palë targa, RKS dhe KS.

“Sa i përket targave, që po thoni që kanë filluar t’i ndërrojnë, nuk e di. Kjo është dëshirë e qytetarëve. Kosova sa e di unë i ka dy palë targa. Çdo qytetar e merr atë që e ndien veten më komod, është e drejtë e tij nuk kemi të drejtë askush me ju përzier. Sigurimi deri tash që është paguar diku mbi 100 për një muaj në territorin e Serbisë ai më nuk paguhet asnjë euro. TPL plusi që ka qenë për Maqedoni edhe Shqipëri deri tani tash e ka edhe territorin e Serbisë dhe qytetarët po e sqarojnë shumë mirë. Nuk kanë nevojë më me paguar asnjë cent më shumë. Ai sigurim mbulon territorin e Serbisë edhe ata mund të lëvizin kur të duan të lirë”, tha Pacolli.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nga 1 shtatori qeveria e Kosovës do t’i vendosë Serbisë reciprocitet për targat “proba”.

“Tabelat me “proba” është një problem tjetër që unë dje i kam kërkuar Brukselit që është ndërmjetësues në memorandumin reciprok të bëjë të bisedojë me palën serbe që t’i heqë sa më shpejt dhe nëse nuk i heq deri me 1 shtator Qeveria e Kosovë do t’i bëjë tabelat provuese edhe për palën Serbe kur vijnë në kufij që të jemi reciprok”, tha Pacolli.

Ndryshe,Polica e Sigurimit TPL Plus është policë e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës, si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Është një lloj kartoni i gjelbër, por për dallim mbulon shumë më pak territore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button