☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.84 ▲0.71%
ARI 4,344 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,440 ▼ -0.58% ETH $1,906 ▼ -0.4% XRP $1.0272 ▼ -2.38% SOL $73.0200 ▼ -1.47%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.84 ▲0.71 % ARI 4,344 ▲1.03 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.84 ▲0.71 % ARI 4,344 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Sërish vonohet fillimi i punimeve në autostradën Shkup–Bllacë, projekti në fazë vlerësimi

Autostrada Shkup-Bllacë edhe më tej mbetet në gjendjen siç u gjet nga pushteti paraprak. Në terren nuk po zhvillohet asnjë lloj punimi ndërtimor .Drejtori i Ndërmarrjes Publike pwr rrugët shtetërore Koce Trajanovski edhe njëherë përsëriti se po bëhet evaluim i projektit fillestar, dhe se punimet do të fillojnë së shpejti. Ndonëse ende e pa konfirmuar zyrtarisht, kontraktues pritet të zgjidhet kompania vendore “GRANIT”.

“Ende është në fazë të vlerësimit, mendoj që shumë shpejt do të nisim punimet, do të jetë autostradë ashtu siç është projektuar, nuk ka ndryshime…ajo është përmes Bankës Evropiane për Zhvillim, edhe pse ne kemi bërë disa analiza, megjithatë ato analiza janë për neve për Ndërmarrjen Publike, nuk janë për opinionin kështu që me Bankën Evropiane jemi drejt fundit dhe mendoj se do ta zgjidhim dhe do të punohet me atë projekt”, tha Koce Trajanovski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Se punimet do të nisin shumë shpejtë, paralajmërohet tani më dy vite me radhë. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në nëntor të vitit të kaluar pati deklaruar se në dhjetor do të zgjidhej kontraktuesi. Tani jemi maj 2026 ndërsa ende po bëhet evaluim, respektivisht analizë tekniko-operative. Përfaqësues të VLEN-it kur u formua qeveria e re në vitin 2024 premtuan se autostrada Shkup -Bllacë do të jetë gati brenda mandatit të tyre të parë 4-vjeçar.

Trajanovski konfirmoi se prapë se prapë do të mbetet projekti fillestar, pra autostradë me gjashtë tunele, edhe pse të njëjtin në fillim e kontestuan dhe e quanin kriminel. Sipas thirrjes publike, shpejtësia e lëvizjes do të jetë nga 80 deri në 100 km në orë. Gjerësia e rrugës është paraparë të jetë 14 metra që do të thotë 4 korsi nga 3.5 metra. Vlerësimi i deritanishëm është se projekti mund të kushtojë deri në 240 milionë euro për 10 kilometra autostradë. Deri tani janë realizuar vetëm dy kilometra nga kufiri i Bllacës drejt Shkupit, por të njëjtat përfundojnë në greminë./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.