☁️
Tiranë 26°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,570 ▼0.52%
DOW 50,913 ▼0.77%
NASDAQ 26,886 ▼0.77%
NAFTA 95.70 ▲2.07%
ARI 4,475 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,338 ▼ -1.78% ETH $1,846 ▼ -3.75% XRP $1.2223 ▼ -0.63% SOL $73.8300 ▼ -3.81%
S&P 500 7,570 ▼0.52 % DOW 50,913 ▼0.77 % NASDAQ 26,886 ▼0.77 % NAFTA 95.70 ▲2.07 % ARI 4,475 ▼0.99 % S&P 500 7,570 ▼0.52 % DOW 50,913 ▼0.77 % NASDAQ 26,886 ▼0.77 % NAFTA 95.70 ▲2.07 % ARI 4,475 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Këtë derr duhet pushkatu” kërcënohet Hysni Gucati nga një komentues në rrjete sociale

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një komentuar në rrjetet social.

Gucati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një komentues i quajtur Eqerem Avdullahu paska shkruar me një gjuhë linçuese, duke kërkuar “pushkatimin” e tij.

“Përballë gjuhës së ulët që qarkullon në rrjete sociale, heshtja nuk është opsion, jo sepse ato fjalë peshojnë, por sepse opinioni publik duhet të shohë dallimin mes atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe atyre që guximin e vetëm e kanë pas një ekrani. Një komentues i quajtur Eqerem Avdullahu paska shkruar me një gjuhë linçuese, duke kërkuar ‘pushkatimin’ tim”, ka shkruar Gucati.

Tutje ai shtoi se sot, pikërisht më 3 qershor, mbushen plot 27 vite nga dita kur është lagosur rëndë në Malet e Berishës, duke luftuar ballë për ballë me armikun për lirinë e Kosovës.

“Shenjat në trupin tim janë dëshmitare të asaj kohe kur vendosej fati i atdheut, ashtu siç ishte edhe përballja ime me dinjitet në Hagë për të mbrojtur pastërtinë e Luftës Çlirimtare. Është e lehtë të kërkosh “pushkatime” virtuale sot në liri, një liri që u pagua me gjak e sakrifica. Unë mbetem ai që kam qenë gjithmonë, me ballin lart, i palëkundur dhe krenar për rrugën që kemi kaluar”, ka shkruar ndër të tjera Gucati. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.