🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.17 ▼0.34%
ARI 4,170 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,139 ▲ +0.39% ETH $2,435 ▲ +0.65% XRP $1.3335 ▲ +0.44% SOL $105.2200 ▲ +0.68%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,170 ▼0 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.17 ▼0.34 % ARI 4,170 ▼0 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! Ja ç’pritet të ndodhë më 5 qershor

Pak ditë pas miratimit të raportit të IBAR për Shqipërinë nga ana e vendeve anëtare të BE-së, qeveria e Brukselit i propozon Këshillit që të nisë punën për mbylljen e kapitujve.

Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve.

Këshilli i BE për A2CNN: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën. Diskutimi i parë është planifikuar nga COELA më 5 qershor.

Sipas burimeve, qeveria shqiptare po shpreson që disa kapituj të mbyllen brenda 30 qershorit, kur përfundon presidenca qipriote. Por Këshilli thekson në sqarimin e tij se diskutimet ndërmjet vendeve anëtare deri në vendimin përfundimtar mund të marrin disa muaj.

Këshilli i BE për A2CNN: Miratimi i Dokumenteve të Pozicioneve të Përbashkëta të BE-së nga COREPER pritet të ndodhë në muajt në vijim. Zakonisht, arritja e dakordësisë së shteteve anëtare në COELA kërkon disa raunde diskutimesh. Prandaj, mund të thuhet me siguri se zhvillimet e ardhshme kryesore do të ndodhin gjatë presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të BE-së.

A2CNN iu drejtua edhe Komisionit Europian me të njëjtat pyetje, por qeveria e Brukselit u tregua më e kursyer në detaje dhe më me shpresë për mbylljen e këtyre kapitujve për vendin tonë.

KE për A2CNN: Shpejtësia e përparimit në negociatat e anëtarësimit varet nga reformat e zbatuara dhe nga përmbushja e kushteve nga secili vend kandidat. Ndonëse nuk mund të spekulojmë mbi numrin e saktë të kapitujve që mund të mbyllen deri në muajin korrik, Komisioni është plotësisht i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që të mbyllë sa më shumë kapituj të jetë e mundur.

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 kapituj për të arritur objektivin e vitit 2027, të vendosur nga Tirana zyrtare, për të përmbyllur të gjashtë grupet e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.