☁️
Tiranë 22°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.56 ▲2.24%
ARI 4,676 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,849 ▼ -0.04% ETH $2,334 ▲ +0.07% XRP $1.4488 ▲ +1.49% SOL $95.0100 ▲ +0.42%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.56 ▲2.24 % ARI 4,676 ▼1.16 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.56 ▲2.24 % ARI 4,676 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Maqedonia

Sezoni turistik në Strugë me çmime të reja parkimi

Struga këtë verë do t’i presë turistët dhe mërgimtarët me çmime më të larta për parkim në zonën qendrore urbane dhe çmime më të ulëta në zonat periferike.

Aktualisht, çmimi është 40 denarë për orën e parë të parkimit, 30 denarë për orën e dytë dhe 20 denarë për orën e tretë. Sipas autoriteteve, këto kanë qenë tarifa të ulëta dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për ndryshimin e tyre.

“Mendoj se do të ketë rritje të çmimeve për parkim, por edhe ulje të caktuar të çmimeve në disa zona, sepse në pjesët qendrore të qytetit sigurisht që do të ketë tarifa më të larta krahasuar me zonat periferike, ku çmimet do të jenë më të ulëta. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të parkojnë më lirë në varësi të lokacionit. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve që duhet të lëvizin ose të shkojnë drejt qendrës së qytetit, të kenë opsione të ndryshme për parkim. Gjithashtu do të vendoset platformë e veçantë dhe do të bëhet ndarja në zona sipas çmimeve, të cilat do të varen nga vendndodhja e parkingut”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës .

Nga Ndërmarrja Publike “Eko Struga”, e cila menaxhon hapësirat e parkimit në qytet, thonë se kanë trashëguar borxh prej 1.5 milionë denarë. Akuzojnë se ndërmarrja ka funksionuar si kompani private e udhëheqjes së mëparshme.

“Janë vërejtur shumë dyshime për keqpërdorime financiare, duke filluar nga të ardhura të regjistruara në nivele të ulëta, shpenzime të panevojshme, deri te fatura të dyshimta. Në korrik të vitit 2025, në periudhë kur është pothuajse e pamundur të gjendet vend parkimi në qytet, janë regjistruar vetëm 5000 denarë qarkullim. Sa i përket faturave të dyshimta, ka shumë raste ku me mjetet e ndërmarrjes janë blerë sasi të mëdha të pijeve alkoolike dhe produkte të tjera, të cilat nuk përputhen me nevojat e ndërmarrjes apo të punonjësve”, tha Abduladi Shazimanoski – drejtor i “Eko Struga”.

Vetëm për qira të zyrave ku ishte e vendosur ndërmarrja, janë shpenzuar rreth 10.000 euro në vit. Tani ndërmarrja është zhvendosur në hapësira komunale. Shazimanoski thotë se të gjitha parregullsitë e konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm do t’u dorëzohen organeve përkatëse ndërsa do të kërkohet edhe kontroll nga Enti Shtetëror për Revizion./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.