☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.23 ▲0.1%
ARI 4,173 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,452 ▼ -0.36% ETH $2,506 ▼ -0.88% XRP $1.3730 ▼ -0.29% SOL $107.2200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Me Edi Ramën nuk mund të ketë integrim

Sali Berisha i vijoi replikat në distancë me kryeministrin për procesin e integrimit edhe këtë të diel. Kryedemokrati përsëriti se raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR, u miratua në Bruksel me ndryshime rrënjësore përshkak të korrupsionit qeveritar.

“Përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Lubi Balluku është përmendorja e zezë në atë dokument, farsa elektorale është përmendore tjetër e zezë në atë dokument, ndaj dhe ne shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare të cilat përmbysën atë raport dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.

Akuza në drejtim të kryeministrit hodhi edhe për menaxhimin e projekteve digjitale, kur komentoi Albanian Digital Solutions, kompaninë simotër të AKSHI-t

“Edi Rama për të vazhduar vjedhjet, krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’. Dua t’ju jap vetëm një shembull. Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro. Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro”, tha kreu i PD.

Një tjetër arsye të cilën e rendit si pengesë për aspiratën europiane.

“Me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria dixhitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë”, përfundoi Berisha.

Edhe më herët, Berisha ka mohuar që opozita të jetë bërë pengesë për procesin e integrimit.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.