☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,346 ▲ +1.46% ETH $1,738 ▲ +1.85% XRP $1.1486 ▲ +0.83% SOL $73.6100 ▲ +5.31%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Opinion

Sfidat e pensionimit zor se zgjidhen derisa ekzistojnë pensionet jetike

Nga KOÇO BROKA

Java e kaluar do të mbahet mend gjatë. Kjo jo thjesht për faktin se ndërkohë që zhvillohej protesta e flamingove, një nga protestat më mbresëlënëse gjatë 36 viteve, që ka lënë vragë si për mbledhjen e mbeturinave pas mbarimit të saj, për pjesëmarrjen e të rinjve të rejave grave e fëmijve që nuk mungonin  midis pjesëmarrësve, zhvillim paqësor e do përhapej nga Tirana në rrethe, por edhe jashtë vendit,  por pa ditur të paktën deri tani, se kush e orkestron; Kryeministri z. Edi Rama  duke iu drejtuar socialistëve të Tiranës evidentoi se:-”…jemi këtu për të bërë histori dhe për t’i lënë fëmijve tanë një Shqipëri tjetër  …kemi vetëm një detyrë  jashtëzakonisht të vështirë,…por pa lëshuar asnjëherë,pa i hapur asnjëherë portat detit të socialistëve, për ta përmbysur  Shqipërinë nga e para …Ne jemi sot në një udhëkryq. Jo, Partia Socialiste. Shqipëria. Një udhëkryq midis së shkuarës dhe të ardhmes, fix sot.”

Cili është udhëkryqi!?

Çfarë përfaqëson ai, si për Kryeministrin z. Edi Rama, apo për protestuesit !?-Ka të bëjë ky me kërkesën e protestuesve për të kaluar nga problematikat e Zvërnecit e mbrojtjen e flamingove, në atë të dorëheqjes të Kryeministrit, dërgimin në burg të tij e të kryetarit të opozitës kryesore në vend,  zgjedhje të parakohëshme, ndrimin  kaste apo një alternativë tjetër zhvillimi!?

Ka të bëjëky udhëkryq që buron nga kërkesat e larta që paraqiten realisht para shoqërisë e ekonomisë sonë, sidomos edhe lidhur me integrimin në BE, mbylljen e kapitujve për pranimin në të,apo me sfidat e shumta  kompleksetë  tranzicionit që  nuk janë zgjidhur si përplasjet midis ligjit 7501 dhe atij kthimin ish pronarveetj si këto?!

-Apo ka të bëjë me sfidat e udhëkryqin qëjanë shfaqur dukshëm në horizont, me tkurrjen jo të zakonshme të popullsisë, zhvillimet e tjera demografike e ato pensionale!?

Cilido qoftë udhëkryqi apo udhëkryqet, protesta e flamingove do të mbahet mënd, se gongu, këmbana ra, se deri tani është paqësore;gjithësesi si lëvizja”spontane” e studentëve të Dhjetorit 90-të, megjithse kalimi në pluralizëm, demokraci, ekonominë e tregut, ishte deklaruaredhe ndërkombërarisht që  më  26 Tetor të  atij viti, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit që u mbajt në Tiranë.

Tingulli i saj  ishte i fortë e u dëgjua kudo;shumëkush po mban vesh e jo të paktë janë ata që kanë e poshpalosur qëndrimin e tyre. Kjo është një nga arritjet më të rëndësishme e konkrete të protestës,  duke lënë në hije kërkesën e ish Presidentit, Kryeministrit, Kryetar iKuvendit, Ministër i Jashtëm për një transparencë ku qytetari të marrë vesh drejtpërdrejt se çfarë po ndodh e do ndodhi në gjykimin e tij, duke dëgjuar drejtpërdrejt qoftë  pretencën e  prokurorit ndaj tij.

Gjithësesideri tani zor se kupton se çfarë kërkojnë folësit e sidomos orkestruesit e saj, tej dorëheqjes së Ramës e dorëzimit në pjatë të pushtetit kryeministror?! Dhe kjo kur nga protestuesit nuk po dëshmohet gati asgjëse çfarë janë të aftë të zgjidhinapo të bëjnë ata më mirë se Kryeministri Rama, apo më mirë Mamica se “Skë nderbeu”!?Ndërkohë që po shpalosen mendimet e qëndrimet  individualizuara duke u shfaqur si asnjëherë tjetër sidomos ndaj Kryeministrit Rama, ka ardhura koha të ravijëzohen qartë, disa nga udhëkryqet kryesore të shoqërisëe vendit tone,gara e alternativave më të mira e të zgjidhjen e  e këtyre  apo atyre udhëkryqeve sfidave, para se të arrihet në një moment kur zhvillimet të jenë bërë  të pakthyeshme.

Ndërkohë javën e kaluar INSTAT publikoi disa nga të dhënat demografike për vitin 2025 ndërsa ISSH, Statitistikat e Sigurimeve Shoqërore. Duke iu përmbajtur idesë se jemi para një udhëkryqi real të shfaqur dukshëm në horizont nga tkurrja e popullsisë,vazhdimi i migracioni neto shumë i lartë edhe pas Censusit 2023, nga zhvillimet demografike e pensionale, pa marrë përsipër një trajtesë të plotë tyre, po ndalem vetëm në këtë udhëkryq.                                                                       II

Rritje e vazhdueshme dhe mjaft e lartë  e numurit të  pensionistëve.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore numuri i pensionistëve gjithsej në fund të vitit 2025 arriti 755 mijë. Shtesa e tyre vetëm për këtë vit ishte 33.6 mijë, dhe krahasuar me dy vjet më parë 50 mijë,kur mesatarisht në tre vitet paraadhës ka qënë vetëm 15.9 mijë në vit.

Nga ky numur pensione pleqërie janë 84.9 % e tyre ose 641 mijë vetë, pensione invaliditeti 65.6 mijë vetë dhe pensione familjarë 48.3 mijë vetë. Pesha e tyre si votues në rast zgjedhje të parakohshme është e padiskutueshme.

Sido qoftële ti hidhet një sy ecurisë së numurit të pensionistëve gjithsej në vitet 2002, 2012 dhe pesë vitet e fundit.

Tabela nr 1

Burimi ISSH.

Siç dihet,  por që shpesh edhe “harrohet” numuri i pensionistëve nga viti 2002-2012 në vendin tone ka mbetur thuajse në vend. Mjafton të mbahet parasysh se në vitin 2002 numuri i pensionisteve gjithsej ka qënë 555435 vetë ndërsa në vitin 2012 – 554102 pensionistë. Kjo situatë  e ka shpjegimin nëefektet e reformës parametrike të sigurimeve shoqërore, që u zhvillua pas vitit 2001 kur gjatëtë cilës gjatë 10 viteve,është rritur mosha e daljes në pension për burrat nga 60 vjeç në 65 vjeç dhe për gratë nga 55 vjeç në 60 vjeç..

Krejt ndryshe ka ndodhur në periudhën nga 2012  në2025. Numuri i pensionisteve në vitin 2025 si u evidentua me lart ka rezultuar 754981 pensioniste ose 200 879 pensionistë më shumë.

Kjo do të thotë se ndërsa për vitet 2002-2012 nga rritja e të ardhurave nga kontributet, duhej të përballohej vetëm rritja e nivelit të pensioneve, ndërsa për periudhën 2012-2025e në vijim duhet të përballohet jo vetëm rritja e nivelit tëpensioneve por dhe shtimii konsiderueshëm i tyre. Këtu ia vlen të evidentohet, se gjithë shtesa e numurit të pensionistëve gjithsej  në pesë vitet e fundit është e bërë nga pensionistët e pleqërisë që janë shtuar 2900 më shumë se sa pensionistët gjithsej.

Pozitive gjatë vitit të kaluar është se të ardhurat e sigurimeve shoqërore nga kontributet u rritën në vitin 2025 ndaj vitit paraardhës 11 %, duke e mundësuar atë pa ndryshimin e pagës minimale e maksimale, mbi të cilët derdhet sigurimet shoqërore. Ajo është mundësuar nga një rritje e numurit të kontribuesve të sigurimeve shoqërore prej mesatarisht prej 3.2 %  rritjes së pagave në sektorin publik gjatë 7 mujorit të parë, por dhe të atakimit të informalitetit.Kjo ndodhi kurnumuri i pensionistëve gjithsej u rrit mesatarisht 4.7 % dhe ai i pensionistëve të pleqërisë  5.5 %.

Ndërsa në vitin 2012, të ardhurat e kontributit të sigurimeve shoqërore ndaj produktit të brendshëm bruto, Të ardhurat/PBB, kanë rezultuar 4.07% , në vitin 2025- 5.85 %.Ndërkohëështë forcuar konsolidimi fiskal i Sigurimeve Shoqërore, duke mbetur deficit i sigurimeve shoqërore në 49.4 miliard lekë ose  -1.87 të PBB-së, nga 40.6miliard që ishte ky deficit në vitin 2012 ose 3% e PBB dhe 44.2 miliard ose 3.2% e PBB në vitin 2013.

III

Nga dividenti demografik deri në fillim të dekadës të tretë të tranzicionit në rënien kreshendo të popullsisë  dhe sidomos asaj në  moshë  pune.

Ndërkohë që pamë ecurinënë rritje të numurit të pensioneve dhe pensionistëve për vitet e sipërpërmendura, nuk ka ndodhur e njëjta gjë përsa i përket popullsisë në moshën e punës. Mbështetur edhe në publikimin e fundit të INSTAT,ecuria e popullsisë në moshë pune paraqitet si më poshtë.

Grafiku nr 2

Burimi INSTAT.

Pra nga të dhënat e pasqyruara në grafikun nr 2, niveli i popullsisë në moshën e punës, në vitit 2002 e 2012kishte mbetur relativisht i lartë, qoftë edhe pas shkatërrimit të ekonomisë në vitet nëntëdhjetë, emigracionit masiv gjatë dekadës sëpare prej 680 mijë vetë, kur shtesa natyrore e popullsisë  ka rezultuar 493 mijë vetë,. numuri i popullsisë në moshën e punës, në vitin 2002 por dhe 2012 rezultuan respektivisht  1933264 vetë dhe 1963768. Ishin vitet kur Shqipëriagëzonte  devidentin demografik.

Krejt ndryshe ka ndodhur në vitet më pas. Duke filluar nga viti 2013, niveli i popullsisë në moshë pune filloi të bjerë. Kjo duket shumë qartë nga të dhënat e Grafikut nr 2 kur  në vitin 2021, numuri i popullsisë në moshën e punës  sipas INSTAT bie në 1656730 vetë, në vitin 2023  1564046 dhe në vitin 2025 në 1485115 vetë, ose -478653 më pak se në vitin 2012 dhe 78931 vetëmë pak se në vitin 2023.Pra në se në dy dekadat e para të tranzicionit popullsia në moshën e punës mbetej e qëndrueshme dhe mjaft e lartë, nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh e njëjta gjë në dekadat në vijim në tretën dhe të katërtën kur ajo po bie dukshëm.

Po çdo të thotë kjo? Vetëm brenda dy viteve pas Censit 2023 popullsia në moshë pune ështëpakësuar  me 78.9 mijë vetë ndërkohënumuri i pensionistëvëështë shtuar me 50 mijë vetë,ose respektivisht 39 mijë e 25 mijë vetë në vit.Ndërkohëkoeficenti varësisëtë të moshuarve  është rritur nga 31.1% në 2023 në 35.7%në 2025, ndërsa mosha medianë ka arritur 45 vjeç, pra e një rritjee një intensitet nga më të lartit në Europë. Pra shifrat janë tronditse. Pas 10 vjetesh kjo do të thotë se popullsia në moshën e punës do të pakësohet me 400 mijë dhe ndërsa pensionistet do të shtohen me 200 -250 mijë më shumë.

Por në se popullsia në moshë pune është pakësuar e po pakësohet kjo ka ndodhur për dy faktorë kryesorë, a) gati 10-11 mijë vetëm si rrjedhojë e ndryshimeve midis grupmoshave të popullsisë, midis atyre që dalin nga kalimi nga mosha e punës në atëmbi moshën e punës e atyre që hynë nëmoshën e punës, por  dheb) kryesishtnga niveli shumë i  lartë tëemigracionit netoqëedhe në dy vitet e fundit kanë qënësipas INSTAT respektivisht -28.8 mijë   dhe -28.5 mijë  vetë. Pra ka një situatëjo të zakonshme të zhvillimeve demografike e pensionale të cilat janë shqetësuese për shumëkënd e alarmante prej nje pjese jot ë vogël të tyre. Me këtë rënie të popullsisë në moshë pune dhe të rritjes së konsderueshme të pensionistëve, natyrshëm lind pyetja:-A po shkohet drejudhëkryqi, ku rritja e lartë të numurit të pensionistëve, po bie ndesh me rrënien e popullsisë në moshën e punës? Përgjigja është Po.

Në se kryministri nuk do ti shohë me realizëm këta tregues të ofruar nga institucione dhe pretendon se “kjo e fundit (largimet alarmante, shënim i autorit) është totalisht e pavërtetë sepse shifrat tregojnë të kundërtën, nuk tregojnë një rritje përkundrazi tregojnë një zbutje tëtendencës tëikjeve dhe kthimeve), është një interpretim i tij. Për këtë flet edhe fakti tjetër se prognozimi i popullsisë, nuk është realizuar ende nga INSTAT duke u shtyrë në kalendat greke, megjithse kanë kaluar mbi dy vjet e gjysëm nga përfundimi i tij.Pas 4-5 vitesh ka për tu kryer Censi tjetër.

IV

Rënia e lartë  popullsisë në  moshë  pune, gjithësesi nuk është  përkëthyrende,në rënie të  numurit të  kontribuesve të sigurimeve shoqërore sipas subjekteve, por vazhdon rritja e tyre.

Pamja mbi pakësimin e  popullsisë në moshën e punës nuk mjafton, pa parë seçfarë ka ndodhur e ndodh me ecurinë e kontributit  tësigurimeve shoqërore, sidomos ata sipas subjekteve. Të  dhënat tregojnë se nga viti 2021 në  2025 kontribuesit sipas subjekteve janë shtuar me 99 mijë kontribues,  ata të sektorit privat  urban janë shtuar me afro 50 mijë  kontribues.Kjo, produkt i luftës kundër informalitetit.

Ndërkohë kjo ecuri hedh dritë  mbi dy politika të  ndryshme të  ndjekura në  këtë aspekt nga mazhoranca aktuale dhe ajo e opozitës kryesore aktuale, kur ka qënë në pushtet.Në grafikun Nr 3 bashkë lidhur janë evidentuar kontributet e sigurimeve shoqërore sipas subjekteve (renditur në  kolona gjithsej, sektori publik, ai  privat dhe të  vetpunësuarit urbanë, ata ruralë  dhe vullnetarë  -6 kolona ), duke përjashtuar  kontributet e ofruara nga shteti apo ato afatshkurtë r.

Grafiku Nr 3

Burimi Statistikat e ISSH 2012, 2025

Me politikat e shkatërrimit të  ekonomisë gjatë  mazhorancës të drejtuar nga z. Sali Berisha në  vitet nëntëdhjetë u reduktuannë  mënyrë  drastikekontribuesit e sigurimeve shoqërore sipas subjekteve, duke arritur nivelin e vetëm 343 mijë  kontribues e ata gjithsej ranë në  432 kontribues (duke përfshirë  dhe ata nga shteti) në  vitin 1996. Se çfarë  përfaqëson ky nivel mjafton të mbahet parasysh se numuri i kontribuesvegjithsej ishte 1430 mijë  vetë  në  vitin 1990.Ndërkohëkjo u shoqërua me rënien ashtëzakonshme të masën e  nivelit real i pensioneve qoftë  krahasuar me vitin 1990. Në se në Prill 1995, çmimet e mallrave të konsumit ishin rritur 11 herë, ndërsa rritja nga indeksimi I pensioneve vetëm 4 herë, pra niveli real i tyre kishte rënënë  vetëm36 % të  nivelit të  pensioneve të  vitit 1990.

Jo rastësisht ka lindur shprehja “ishim më mirë atëhere kur ishim keq.”Në këto rrethana“dashnorët” e ekonomisë së tregut, dhe demokracisë, politkbërsit vendimarrësit, baballarët e rinj të kombit, të opozitës të sotme, mazhorancës së asaj kohe, në vend ti hapnin rrugën një ekonomie vitale e të interesoheshin realisht për të, jo vetëm e shtynë ligjin përpensioneve private deri 10.12.2009,por nuk munguan që më 21.3.1996, ti hapin rrugën garantimin të vetes mbi moshën e punës,nëpërmjet pensioneve shtetërrore suplementare, një trajtë moderne e rrogave dhe pensioneve jetike të viteve tridhjetë, e korracimit të atyre me pagë nga më të lartat,që nuk u “mjafton” pensioni universal i detyrueshëm.

Nga të dhënat e grafikut nr 3 rezulton se ky qëndrim ka vazhduar në thelb edhe me riardhjen në  pushtettë z. Sali Berishae të Partisë Demokratike. Për këtë  flasin faktet se në  vitin vitin 2006 kontribuesi e sigurimeve shoqërore sipas subjekteve gjithsej rezultuan 684 mijë  vetë,  ndërsa në vitin 2012603 mijë vetë (ndonse më një përmirësim të strukturës së tyre).

Kontribuesit e sigurimeve shoqërore sipas subjekteve janërritur gjatë mazhorancës aktuale për të të arritur në  vitin 2025 në 837 mijë vetë  me një shtesë  prej  234 mijë  vetë.  Megjithë shtesën ajo mbetet ende larg numurit të fuqisë punëtore të zënë me punë larg objektivave të domosdoshme të evidentuara edhe nga BBe cila ka theksuar nevojën  përreformim në  këtë  fushë.

Për dy alternative dhe qëndrimet e ndryshme të mazhorancës dhe opozitës në  fushën e sigurimeve shoqërore flet edhe fakti se ndërsa shpenzimet e sigurimeve shoqërore u rritën nga 95.6 miliard në  vitin 2013 në  204.1 miliard në  vitin 2025, deficiti i sigurimeve shoqërore është  rritur nga 44.5 miliard në  2013 në  vetëm 49 miliard në  2025, duke u ulur dukshëm përqindja e këtij të  fundit si ndaj shpenzimeve por edhe në  terma relativë  në  % ndaj Produktit të  Brendshëm Shoqëror si është evidentuar edhe më sipër

Në  sektorin privat urban, numuri i kundribuesve ka evouluar nga 186 mijë  në  vitin 2006, në  268 mijë  në  vitin 2012, për të  mbritur në  559 mijë  vetë  në  2025 Këto të  dhëna dëshmojnë  se në  thelb janë ndjekur dy politika të ndryshme ndaj informaliteti në pagimin e kontributeve të  sigurimeve shoqërore në tërësi dhe nësektorin privat urban në veçanti, efektet e të cilave pasqyrohen dhe materializohen pas 2-3 dekadash në  nivelin e viteve kontributive të  pensionistëve të  rinj. Megjithatë duhet thënë se niveli mesatar i kontributit në  sektorin privat urban pa bërë  fjalë  atë  rural, mbetet ende shumë  më  i ulët ose vetë m ½ e atij në  sektorin publik.

U ndala në  këtë  aspekt se niveli i ulët i kontribuesve, mungesa e viteve kontributeve të dy tre dekada më  parë po përkëthehet aktualisht nënjë nivel të ulët të viteve kontributive për pensionistët e rinj  dhe për rrjedhojë në një nivel  të  ulë pensioni.Po ti shtohet kë saj masa e vogël e kontributit në  sektorin privat ndaj atij publik vetëm ½,  këto materializohen në  një  nivel të  ulët pensioni në  tërësi dhe atyre që  rezultojnë  me pension të  pjesshëm në  veçanti.

V

Mangësive të pagimit të  kontributeve në vite dy tre dekadat e para të  tranzicionit, tani po u duket avazi, i përkëthyer në  rritjen numuri të pensionistëve të  rinj që  dalin me  pension të  pjeshëm e një  nivel shumë  të ulët të  viteve kontributive.

Për këtë  flet edhe fakti se periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të vitit 2025 ka rezultuar vetëm 24.6 vjet (nga29.5 vjet në vitin 2019) kurndërkohë  janë  rritur  vitet e kërkuara për të  marrë pension të  plotë  në   38 vjet e 8 muaj, (ose 38.66 vjet), ose 63.6 % e pensionit të plotë. Pra jo vetëm, pjesa dërmuese e pensionistëve të rinj kanë pension të pjeshëm, ose  konkretisht në  vitin 2025  42,594   nga 50,326 pensioniste të rinj gjithsej, ose  84.6 % e tyre por niveli i tyre është shumë më i ulët se sa vitet për të marrë pension të plotë.

Kjo situatë do të vazhdojëte thellohet më tej se periudhat e  kërkuara për të marrë pension të plotë rriten me 4 muaj në vit për të arritur deri në 40 vjet nga 39 qëkërkohen, ndërkohë që vitet mesatarekontributive të pensionistëve të  rinj dhe sipas të  dhë nave të  Grafikut nr 3 do të vazhdojnë të ulen. Mangësistë sidomos të opozitës të sotme kur ka qënë  në qeverisje,po shfaqen e do të  vazhdojnë  të  shfaqen si borxhi i haruar në vit të shtërnguar. Ato nuk mung të zhbëhen në vetvete.

Por ndërkohë ja vlen të vihet në dukje se në  vendin tonë vazhdon rritja e jetë gjatësisë  duke iu afruar mesatares europiane, duke u shoqëruar dhe me rritjen e viteve të  gëzimit të pensionit, i cili paraqitet në  Grafikin Nr 4

Grafiku Nr 4

Burimi ISSH

Sipas të dhënave të Grafikut 4 rezulton se mesatarisht një pensionist në vendin tonë e gëzon pensionin sipas ISSH për 23 vjet, kur vitet kontributive të pensionistyëve të rinj janë reduktuar  vetëm në24.6 vjet.

Ky kryqëzim i zhvillimeve të  shkuara me ato aktuale, ku e shkuara nuk mund të zhbëhet me kalimin nga mazhoranca në opozitë , dhe sidomos vazhdimit të qëndrimit të  kësaj të  fundit për të  bërë  opozicion si delja me dhinë, nga ana e vet flet dhe për vështirësitë  e zgjidhjeve në këtë  fushë  por dhe për mprehtësinë  e marrjes së  masave përkatëse tëzhvillimit të  reformës të  sigurimeve shoqërore.

Për këtë flet edhe fakti se MOSHA MESATARE E DALJES NË PENSION PLEQËRIE PËR PENSIONET E REJA PËR VITIN 2025 REZULTOI 64.3 VJET, nga më  të lartit në  Europë  dhe Bashkimin Europian. Mjafton të thuhet se për vitin 2024 ,mosha efektive e daljes në pension ne vendet e BE ka që në  rreth 64.0 vjec. Këtu duhet shtuar se karakteristikë  e sistemit të  pensioneve të  trashëguar nga monizimi në vendin tonë  (që kanë akoma vite kontributive nga ish shoqëria socialiste) është  karakteri universal,. ndryshe nga shumë  vënde kapitaliste.

Kjo situatë e përcaktuar nga zhvillimet e kaluara, me dallimet jo të vogla e të qënësishme të mazhorancë me ato ato të opozitës parlamentare kryesore aktuale,  nuk ka vend për vetkënaqësi, e aq më  tepër për shfaqësi për qëndrimet e mangësitë e sotme. Këmbana e protestës paqësore, duke rënë fort e ka luajtur dhe po e luan rolin e vet, pamvarësisht nga zhvillimet e më tejshme të saj.

Natyrisht sfidat e mësipërme nuk mund të zgjidhen asme slloganet për revolucion dhe aq mëtepër  me ato Rama në burg e Berisha nëburg (apo ky i fundit nëËashington si deklaron opozita kryesore parlamentare) pa shpalosur një alternativë të qarta. A mund të futen në burg të gjithë baballarët e kombit, përfituesit e pensioneve jetike!? Nëçdo rast do të shkohet në zgjedhje qoftë ato të parakohshme.Sidoqoftëmazhoranca dhe kryeministri jo vetëmështë e nevojshme të dëgjojnë por dhe reflektojnë, pamvarësisht se kanë të drejtëqë as nga podium i protestës të mos njëjësohen  me veprimet e qëndrimet e tyre me ato tëopozitës kryesore parlamentare. Në se demokracia nuk funksion në PD, kjo ska përse të shtrihet në  njejësimin e tij me z Edi Rama e dorëheqjen e këtij të fundit.

VI

Niveli i ulëti viteve kontributive dhe ecuria e zhvillimeve të ekonomisë së tregut janë përkëthyer tashmë  në  një nivel shumë të  ulëttë  pensionit të  pjesshme, por edhe të  pensionit mesatar në përgjithësi.

Ndërkohë niveli i pensioneve mbetet i ulët. Për këtë flet fakti se sipas ISSH të ardhurat mesatare për pensionet urbane të pleqërisë në vitin 2025 rezultuan 21,153 lek në muaj ndërsa në për pensionet rurale të pleqërisë 12,866 lek në muaj(këtu do patur parasysh sqarimi i ISSH se, Pas vitit 2015, bazuar në ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nuk ka më pensione të ndarë në urbanë dhe ruralë. Pensionet e reja që dalin sipas ligjit të ri do t’i konsiderojmë të gjitha urbane”)

Ndërsa masa e pensioneve të reja pleqërie ka rezultuar në vitin 2025 16,496 lek në muajnga 17022 lek në vitin paraardhës, pensioni mesatar pleqërie i plotë 32,530 lek në muaj (nga 29,968 lek në muaj një vit me parë, me një rritje prej 8,5 %)   dhe pensioni mesatar pleqërie i pjesshëm vetëm prej13,550 lek (nga 13,794 lek në muaj një vit më parë. Pra për pensionet e pjesshme mesatarisht nuk ka rritje, se ato janë nën ndikimin më të fortë të efektit të uljes së viteve kontributive.

Këto të dhëna flasin ndërkohë se shqetësimet qytetaretë ngritura gjatëprotestës, janë reale meritojnë vemendjen e nevojshme nga baballarët e kombit, Por që zor se mund të zgjidhen nga tapërderia sa vazhdojnë ta kenë të koracuar veten me pensionet jetike e jo nga zhvillimi ekonomik dhe barazia ligjore si gjithë pensionistët e tjerë.

Për këtë flet fakti se mazhoranca  nuk kanë ndërmarrë e ka përjashtuar studimin e shpalljen zyrtare të minimumit jetik, që të paktën u ndërmor por por për fat të keq nuk u çua deri në fund nëvitin 2001

Për këtë flet edhe fakti se është shtyrë dhe po shtyhet pa fund reformimi i sistemit të pensioneve duke u zëvendësuar me vendimin VKM ”PËR KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE” Ky vendim duke zevendesuar  bonuset e diferencuara me kompesimin ka karakter populist dhe duke bërë një përzjerrje elementët e të mbrojtjes sociale, të sistemit të kontributit të sigurimeve shoqërore me atë të asistencën sociale, ka goditur keqas sistemin  kontributiv të sigurimeve shoqërore të domosdoshme në vendin tone.

Këtu nuk ështëçështja se bie ndesh edhe me vetë fjalët dhe qëndrimin e Kryeministrit të Sigurimeve Shoqërore kur u bë reforma e vitit 2015, por duke qënë një praktikë si ajo e normave kolektive në vitin 1969-1970 ska për tu zgjidhur as njëra as tjetra. Fakti që në kushtet e rritjes së konsiderueshme të pagës minimale mbi të cilat derdhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe mundësohet të realizohen fondet për kompesimin, nuk garanton qëndrueshmërinë 4 vjecare  as të vetëVKM ”PËR KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE” Shmangia e qëndrimeve autoritariste të Kryeministrit, hapja demokratike e vetë Partisë Socialiste, thyerja e paktit të 2008 midis drejtuesve të partive kryesore në vend, shmangia e interesave të ngushta politike, vlerësimi realist i emigracionit neto, janë parakusht për fillimin e zgjidhjeve më të mira për sa më sipër.Por për to zor se mund të ketë angazhimin e duhur ndërsa z Kryemistër nuk do të shohë kontradiksionet e mësipërme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.