🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.66 ▲2.69%
ARI 4,549 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,894 ▲ +11.63% ETH $2,284 ▲ +19.01% XRP $1.1629 ▲ +15.72% SOL $87.2100 ▲ +12.73%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,549 ▲0.09 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,549 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje në pikë kalimin kufitar Kullë, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin.

“Ai nuk ka deklaruar ndonjë mall. Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit. Gjatë kontrollit është gjetur një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper, për të cilën nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sipas Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat që hyjnë në territorin doganor të Republikës së Kosovës i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe kontrolleve doganore dhe, kur është e zbatueshme, edhe ndalesave dhe kufizimeve që lidhen, ndër të tjera, me sigurinë publike. /Tekegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.