☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.01 ▲3.89%
ARI 4,721 ▼1.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,090 ▼ -1.06% ETH $2,088 ▼ -0.21% XRP $1.3252 ▼ -0.83% SOL $79.0600 ▼ -4.52%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.01 ▲3.89 % ARI 4,721 ▼1.92 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.01 ▲3.89 % ARI 4,721 ▼1.92 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, breshëri të shtënash në Kolorado; 3 të vrarë e disa të plagosur

Tre persona mbetën të vrarë pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe një personi brenda një klinike abortesh në qytetin Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një prej viktimave ishte oficer policie, ndërsa dy të tjerët civilë. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë.

Mediat raportojnë se policia ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarje, i cili është identifikuar si Garrett Swasey, 44 vjeç. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e forcave policore të këtij qyteti.

Policia mori një telefonatë pak pas mesditës së të premtes për të shtëna në klinikën e aborteve. Me të mbërritur ata u pritën me të shtëna nga autori, i cili kishte zënë pozicion në klinikë dhe për 5 orë me radhë shkëmbeu zjarr me policinë, derisa në fund u dorëzua. Një burrë i gjatë e me mjekër është  parë të dalë me pranga në duar i shoqëruar nga policia.

Një numër i madh personash qëndruan për një kohë relativisht të gjatë të bllokuar në klinikë derisa policia vuri në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Zyrtarët thanë më herët se 11 persona kishin mbetur të plagosur, ku 5 prej tyre ishin oficerë policie, por ende nuk është e qartë nëse viktimat janë në këtë numër.

Menaxheri i një parukerie pranë klinikës tha se kishte dëgjuar më shumë se 20 të shtëna me armë në më pak se 5 minuta. Ai foli për një gazetë lokale, duke thënë se kishte parë një oficer policie, i cili kishte rënë në tokë pasi ishte qëlluar, ndërsa të tjerë policë e kishin marrë zyrtarin e plagosur në automjetin e tyre të policisë.

Forcat e policisë u kanë thënë tregtarëve dhe shitësve në zonën përreth që të qëndrojnë të mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Drejtoresha e Përgjithshme e klinikës tha se ende nuk është e qartë nëse synimi ishte sulmi brenda klinikës. “Shqetësimi ynë mbetet siguria e pacientëve dhe stafit”, tha Vicki Cowart.

Policia e Nju Jorkut tha se kishte shtuar ndjeshëm masat e sigurisë, por sërish sqaroi se nuk ka rrezik për kërcënime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.