☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.73%
DOW 45,789 ▼0.94%
NASDAQ 21,957 ▼0.88%
NAFTA 96.79 ▲1.39%
ARI 4,575 ▼6.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,116 ▼ -3.06% ETH $2,114 ▼ -3.04% XRP $1.4302 ▼ -0.76% SOL $87.5200 ▼ -1.78%
S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,789 ▼0.94 % NASDAQ 21,957 ▼0.88 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,575 ▼6.55 % S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,789 ▼0.94 % NASDAQ 21,957 ▼0.88 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,575 ▼6.55 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një zgjidhje të pranueshme mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily pa saktësuar se cila do të mund të ishte ajo zgjidhje për çështjen e emrit që po e mban të bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Është mirë që Maqedonia zhvillon negociata me Greqisë dhe me vendet tjera fqinje. SHBA-të gjithmonë e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Baily, i pyetur nëse Uashingtoni mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë me shkurtesën IRJM.

Duhet biseduar me Qeverinë e re si dhe me gjithë faktorët tjerë në shoqëri edhe me opozitën për hapat që duhet të merren. Ky është një proces që përfshinë gjithë shoqërinë dhe shtetin në përgjithësi. Pra, i gjithë shteti duhet bashkohet rreth kësaj që të arrihet zgjidhje”, ka thënë Baily.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka thënë se procesi i reformave në gjyqësi dhe në sfera tjera është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Lidhur me çështjen e emrit, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Detaje nga kjo bisedë nuk janë dhënë përveç asaj se dy kryeministrat kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe mundësinë e një takimi të nivelit të lartë gjatë këtij muaji në Athinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.