☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,638 ▲2.02%
DOW 46,595 ▲2.23%
NASDAQ 22,125 ▲2.21%
NAFTA 89.91 ▼8.47%
ARI 4,488 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +3.66% ETH $2,174 ▲ +4.66% XRP $1.4480 ▲ +3.64% SOL $91.2300 ▲ +4.66%
S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 % S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

SHBA, Klosi dhe Bushati takojnë Matthew Palmer

Në ditën parë të qëndrimit në SHBA, ku ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, dhe deputeti Ervin Bushati ndodhen si përfaqësues të forcës më të madhe politike në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump, Klosi është pritur nga Matthew Palmer, Drejtor për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mes Palmer dhe ministrit Klosi u fol për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Drejtori për çështjet Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit përgëzoi arritjet e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërrmarra prej saj në këto tre vjet, duke i vlerësuar si të duhurat në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Palmer vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, si më të madhen dhe më të rëndësishmen që vendi ka ndërrmarrë ndonjëherë, duke nxitur zbatimin e saj.

“Vijimi me zbatimin e reformës në drejtësi është thelbësore tani për Shqipërinë” – deklaroi zoti Palmer, duke shtuar se kjo do t’i japë një hov cilësor luftës kundër korrupsionit.

Biseda në takimin mes Palmer dhe ministrit Klosi e deputetit Bushati, u ndal edhe tek zhvillimet në rajon. Palmer vlerësoi lart rolin gjithmonë e më pozitiv të Shqipërisë në rajon, si një faktor stabilizues dhe ekuilibrues në çështjet e mbartura dhe të reja në Ballkan. Mes Palmerit. Klosit dhe Bushatit u fol gjithashtu për zhvillimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku u veçua rëndësia e rikthimit të normalitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

U nda gjithashtu pikëpamja se marrëdhëniet strategjike mes SHBA dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi i ngushtë dhe progresiv do të vijojë edhe më aktiv në të ardhmen.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati, në përgjigje të ftesës, do të jenë pjesë e ceremonisë së inagurimit të presidentit të ri amerikan, dhe të gjitha ceremonive protokallare të marrjes së detyrës së nga kreu i ri i shteti amerikan, Donald Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.