Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,859 ▲ +0.87% ETH $2,244 ▲ +0.99% XRP $1.3456 ▲ +0.22% SOL $84.1300 ▲ +0.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA-Kubë, Obama i jep fund politikës “këmbë e lagur, këmbë e thatë”

Presidenti amerikan, Barack Obama i dha fund politikës disavjeçare që u garantonte kubanëve që shkelnin në Shtetet e Bashkuara pa viza, që të fitonin statusin e rezidentit të përhershëm ligjor pas një viti.

Vendimi është pjesë e paktit të nënshkruar mes SHBA dhe Kubës pak muaj më parë dhe në këmbim, Havana ka pranuar që të pranojë shtetas të saj që u refuzohet qëndrimi dhe dëbohen nga SHBA.

Dhënia fund e politikës që njihej si “këmba e lagur, këmba e thatë” e që aplikohej vetëm për kubanët, ka marrë kritika nga komuniteti i tyre në SHBA. Ata thonë se Uashingtoni për shpërblen me këtë lëvizje një regjim që ka dështuar në adresimin e të drejtave të njeriut.

Por pavarësisht këtyre kritikave, administrata Obama duket e vendosur që në ditët e fundit të saj të respektojë paktin e nënshkruar me Kubën dhe afrimin mes dy vendeve.

“Me këto ndryshime, ne do të vazhdojmë të mirëpresim kubanët ashtu si pjesën tjetër të emigrantëve nga mbarë bota, brenda ligjeve tona”, tha Obama.

Ndërkohë, vendimi i Obamas është mirëpritur në Kubë. Havana e ka përshëndetur atë duke e cilësuar një hap tjetër përpara drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, është e paqartë nëse ky avancim në raportet SHBA-Kubë do të vazhdojë pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Ky i fundit disa herë ka lënë të kuptohet se do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj Kubës dhe mund devijojë nga kursi i normalizimit të marrëdhënieve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.