☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni lehtëson rregullat, lejon raportimin e informacioneve sekrete për UFO-t

– Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), ka miratuar një përjashtim ligjor që u mundëson personelit aktual dhe ish-personelit të qeverisë, përfshirë ushtarakë, civilë dhe kontraktorë, të ndajnë informacione të klasifikuara mbi fenomenet e paidentifikuara ajrore (UAP), pa u përballur me pasoja ligjore për shkeljen e marrëveshjeve të mëparshme të konfidencialitetit.

Sipas raportimit të “New York Post”, masa synon të krijojë një rrugë të autorizuar, për dorëzimin e informacioneve pranë sistemit presidencial (PURSUE) – Sistemi presidencial për deklasifikimin dhe raportimin e rasteve të fenomeneve të paidentifikuara ajrore (UAP) – i ngritur nga administrata amerikane për shqyrtimin dhe publikimin e dokumenteve që lidhen me UAP-të.

Përjashtimi nga marrëveshjet e konfidencialitetit

Rregullat e reja parashikojnë se informacioni i dorëzuar përmes kanaleve të autorizuara të PURSUE-s, mund të përjashtohet nga kufizimet e marrëveshjeve të moszbulimit dhe marrëveshjeve të posaçme të programeve të klasifikuara, të njohura si SAPIAs.

Sipas raportimit, personat që japin informacion në përputhje me procedurat e përcaktuara mund të mbrohen nga humbja e lejes së sigurisë apo masa ndëshkuese, për zbulimin e materialeve përkatëse.

Synimi: Më shumë transparencë

Nisma lidhet me përpjekjet e administratës së presidentit Donald Trump për të rritur transparencën mbi dokumentet qeveritare, që kanë të bëjnë me UAP-të dhe incidentet e paidentifikuara.

Përmes PURSUE-s, autoritetet amerikane synojnë të identifikojnë, shqyrtojnë, deklasifikojnë dhe publikojnë materiale historike që ndodhen në arkivat e qeverisë.

Faqja zyrtare e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për PURSUE-n tregon se publikimi i dokumenteve, po kryhet në disa faza, ndërsa materialet përfshijnë raste të pazgjidhura, për të cilat qeveria nuk ka përcaktuar përfundimisht natyrën e fenomeneve të vëzhguara.

Debati për dëshmitë e UFO-ve

Fenomenet e paidentifikuara ajrore kanë qenë në qendër të dëgjesave në Kongresin amerikan dhe të diskutimeve mbi transparencën qeveritare.

Ish-ushtarakë dhe persona me përvojë në programet e mbrojtjes kanë kërkuar më shumë mbrojtje për sinjalizuesit, që duan të raportojnë informacione mbi këto fenomene.

Megjithatë, fakti që një fenomen mbetet i paidentifikuar nuk përbën dëshmi se ai është me origjinë jashtëtokësore.

Autoritetet amerikane i trajtojnë UAP-të, si çështje të sigurisë kombëtare, mbikëqyrjes dhe hetimit të fenomeneve ajrore të pashpjeguara.

Ndryshimi i rregullave synon të lehtësojë raportimin e informacioneve te autoritetet e autorizuara, ndërsa publikimi i tyre do të varet nga shqyrtimi dhe proceset e deklasifikimit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.