Amorim ngre stekën te Milani: Synojmë të shkojmë në finalen e Europa League!
Trajneri portugez nuk fshihet në prag të debutimit europian kundër Benfikës: “E dimë që do të jetë e vështirë, por duam të shkojmë deri në fund”.
Gati gjithçka te Milani për debutimin në Europa League kundër Benfikës. Trajneri Ruben Amorim në konferencë shtypi ka theksuar se ekipi i tij kërkon të shkojë deri në finalen e kompeticionit: “Është diçka thelbësore, po flasim për debutimin në Europa League. Milan-Benfika është një ndeshje simbol në nivel europian. Kam një të shkuar te Benfika, Rui Kosta, që sot është president i saj, ka qenë te Milani.
Në çdo kompeticion duam të fitojmë, nuk kemi objektiv minimal. Kemi një skuadër të fortë, me alternativa. Të gjithë duhet të jenë gati. Objektivi ynë është të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të shkojmë deri në fund në të gjitha kompeticionet. Nuk do të jetë e lehtë, por janë të gjithë mundësitë për të fituar çdo ndeshje dhe çdo kompeticion.
E kam të vështirë të them se kemi një 11-sh tip. Objektivi ynë është që t’i japim një identitet skuadrës, në mënyrë që të bëjmë rotacion pa humbur efikasitetin dhe kualitetin e lojës.
Modric? Shumë njerëz duket se kanë mendime të ndryshme për lojtarët. Pas ndeshjes me Juventusin Moreiran nuk e donte askush, pas ndeshjes me Lacion u bë një hero. Modric është i rëndësishëm për ne, e di mirë vlerën e tij dhe karakteristikat. Do të jetë i dobishëm, kur duhet ta mbajmë ndeshjen në kontroll dhe të kemi zotërimin e topit. Hutchinson? Mund të luajë nesër, është në formë dhe mund ta marrë minuta”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.