Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,591 ▼0.38%
DOW 52,053 ▼0.7%
NASDAQ 26,023 ▼0.62%
NAFTA 105.92 ▲4.47%
ARI 4,337 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,488 ▼ -3.01% ETH $2,425 ▼ -4.31% XRP $1.3905 ▼ -2.23% SOL $99.2800 ▼ -3.37%
S&P 500 7,591 ▼0.38 % DOW 52,053 ▼0.7 % NASDAQ 26,023 ▼0.62 % NAFTA 105.92 ▲4.47 % ARI 4,337 ▼0.33 % S&P 500 7,591 ▼0.38 % DOW 52,053 ▼0.7 % NASDAQ 26,023 ▼0.62 % NAFTA 105.92 ▲4.47 % ARI 4,337 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Bota

Përdorimi i shpeshtë i saunës, çelësi për një jetë më të gjatë

– Përdorimi i shpeshtë i saunës, është lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga të gjitha shkaqet, sipas një studimi 20-vjeçar finlandez.

Studimi, i publikuar në revistën “JAMA Internal Medicine”, analizoi të dhënat e 2 315 burrave finlandezë, të moshës 42–60 vjeç në fillim të studimit, të cilët morën pjesë në “Studimin e Faktorëve të Rrezikut për Sëmundjet Ishemike të Zemrës në Kuopio” (KIHD).

Pjesëmarrësit u ndoqën për një periudhë mesatare prej rreth 20 vitesh.

Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit sipas shpeshtësisë së përdorimit të saunës, një herë në javë, 2–3 herë në javë dhe 4–7 herë në javë.

Rezultatet treguan se burrat që përdornin saunën 4–7 herë në javë, kishin rreth 40% më pak rrezik për vdekje nga të gjitha shkaqet, krahasuar me ata që e përdornin vetëm një herë në javë.

Për vdekjet e lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, rreziku ishte gjithashtu dukshëm më i ulët.

Një tjetër gjetje ishte se frekuenca më e lartë e saunës, lidhej me një rrezik mbi 60% më të ulët të vdekjes së papritur kardiake, krahasuar me përdorimin e saj një herë në javë.

Pse mund të ketë efekt?

Studiuesit kanë propozuar disa mekanizma të mundshëm.

Ekspozimi ndaj temperaturës së lartë, mund të rrisë përkohësisht rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, ndërsa disa studime të tjera kanë gjetur një lidhje mes përdorimit të rregullt të saunës dhe presionit më të ulët të gjakut.

Studime të tjera nga i njëjti grup kërkimor, kanë gjetur gjithashtu një lidhje mes përdorimit më të shpeshtë të saunës dhe rrezikut më të ulët për disa sëmundje neurodegjenerative, përfshirë demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit.⁠

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto janë kryesisht studime vëzhguese.

Kjo do të thotë se ato tregojnë një lidhje mes përdorimit të saunës dhe shëndetit më të mirë, por nuk provojnë se sauna është shkaku i drejtpërdrejtë i jetëgjatësisë.

Për më tepër, studimi kryesor përfshinte burra të moshës së mesme nga Finlanda, ndaj rezultatet nuk mund të zbatohen automatikisht në të njëjtën masë për gratë, grupmoshat e tjera apo popullata të ndryshme.

Në përgjithësi, sauna mund të jetë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm, por nuk zëvendëson aktivitetin fizik, ushqyerjen e shëndetshme, gjumin dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.