☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.00 ▼0.63%
ARI 4,657 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,358 ▼ -1.2% ETH $2,490 ▼ -2.3% XRP $1.4122 ▼ -2.2% SOL $106.2300 ▲ +1.16%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA pritet të dislokojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të ushtruar presion ndaj Iranit

SHtetet eBashkuara të Amerikës po lëvizin për të dislokuar mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, ndërsa Washingtoni synon të ushtrojë presion ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Siç raporton The Washington Post, duke u bazuar në disa zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë që folën në mënyrë anonime, përforcimet thuhet se përfshijnë një personel prej rreth 6 mijë personash në bordin e aeroplanmbajtëses “USS George H.W. Bush” dhe anijeve shoqëruese të saj, sipas zyrtarëve aktual dhe ish-zyrtarëve që folën në mënyrë anonime.

Rreth 4.200 trupa të tjerë, pjesë e Grupit Amfib “Boxer” dhe Njësisë së 11-të Ekspedicionare të Marinës, pritet gjithashtu të mbërrijnë në fund të muajit prill.

Ky grumbullim pritet të shtohet mbi forcat ekzistuese në rajon ndërsa armëpushimi dy-javor i afrohet afatit të tij më 22 prill.

Këto trupa do t’u bashkohen një personeli prej rreth 50 mijë amerikanësh që Pentagoni ka bërë të ditur se tashmë janë të angazhuar në operacione kundër Iranit.

Raporti thotë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton sulme të mëtejshme ajrore ose operacione tokësore nëse armëpushimi i brishtë dështon.

Bisedime janë mbajtur në kryeqytetin pakistanez Islamabad gjatë fundjavës për të tentuar t’i jepet fund përfundimisht luftës SHBA-Izrael kundër Iranit që nisi më 28 shkurt, por nuk u arrit marrëveshje.

Gjithashtu po zhvillohen përpjekje për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.