🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.77 ▲0.69%
ARI 4,454 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,824 ▼ -0.41% ETH $1,885 ▲ +0.33% XRP $1.0240 ▲ +0.76% SOL $76.4700 ▲ +0.45%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.77 ▲0.69 % ARI 4,454 ▲0.29 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.77 ▲0.69 % ARI 4,454 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedo

Studentët nga Universiteti i Tiranës e Prishtinës janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të vijuar me protestën në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.

Ata shihen me flamuj shqiptarë ndër duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë.  Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët po marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Ata kanë vijuar me thirrjet “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!”

Më tej, vijuan duke kënduar edhe këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës e duke bërë thirrje për UÇK-në. Një prej studentëve u shpreh se gjuha është amanet dhe sot problemi po kthehet në kombëtar.

Studenti nga Maqedonia e Veriut nënvizoi se nuk po kërkojnë privilegje, por barazi e respekt.

“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim. Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur? Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë! Ajo që nisi si problem i kolegëve në drejtësi, sot po kthehet në problem kombëtar. Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë! Bashkë në çdo sfidë, në mbrojtje të identitetit, gjuhës!”, tha njëri prej protestuesve nga Maqedonia e Veriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.