🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,569 ▼0.1%
DOW 46,452 ▼0.24%
NASDAQ 21,816 ▼0.11%
NAFTA 111.04 ▲10.91%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,013 ▼ -1.6% ETH $2,059 ▼ -3.38% XRP $1.3049 ▼ -3.25% SOL $79.0800 ▼ -5.82%
S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

SHBA: Respektoni rezultatin legjitim. Shpresojmë të vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama

Teksa kanë nisur përpjekjet për kundërshtimin e rezultatit të 25 Prillit, Qeveria amerikane ka dhënë vlerësimin e saj për atë çfarë prodhoi vullneti i shqiptarëve më 25 Prill.
Është zëdhënësi departamentit amerikan të shtetit Ned Price, i cili pasditen e kësaj të mërkure publikoi këtë koment në Twitter.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne duam të shikojmë përpara për të vijuar, bashkëpunimin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama dhe lavdërojmë fushatën e fortë të opozitës. Respekti për rezultatet legjitime te zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri”.

Pak pas këtij qëndrimi, Ambasadorja Yuri Kim bëri komentin e saj për zgjedhjet.

‘Ne urojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren. Ne po ashtu urojmë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumë njerëzve dhe inspiroi shpresë. Më e rëndësishmja ne urojmë popullin Shqiptarë që foli qartësisht’.

Ndërkohë që opozita ka dhënë shenjat e para për mos njohjen e rezultatit, e dërguara e Washingtonin në Tiranë jep ketë mesazh:

‘Duke njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin mes tyre, udhëheqësit do të sillen me përgjegjësi në të mirë të popullit shqiptarë. Ne presim të punojmë me Shqipërinë për të forcuar bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin’.

Ne nënvizojmë thekson ambasadorja Yuri Kim, se raporti paraprak dhe ai i final i OSBE-ODIHR duhet të përdoret për përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ne e përsërisim se agjencitë ligj-zbatuse të drejtësisë duhet të ndjekin penalisht gjithkënd që theu ligjin, pengoi qytetarët për të shprehur të drejtën e tyre në të votuarit të lirë e paqësisht.

Fitoren e kryeministrit Rama e përshëndeti edhe ministria e punëve të jashtme të Suedisë Ann Linde kryesuese e OSBE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.