Kosova

Shefi i EULEX-it: Garantojmë çdo qytetar se po punojmë sipas ligjit

shefi-i-eulex-it-garantojm-euml-ccedil-do-qytetar-se-po-punojm-euml-sipas-ligjit_hdMisioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka mohuar akuzat e raportuara në media për përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në afera korruptive.

Sipas shefit të këtij misioni, Gabriele Meucci, EULEX-i, është duke punuar sipas ligjit në Kosovë dhe është i vendosur që ta luftojë korrupsionin.

Ai sot gjatë një konference për media ka thënë se se prokuroria Maria Bamieh është e suspenduar, por që nuk është duke u ndjekur penalisht.

“Garantojmë çdo qytetar se po punojmë sipas ligjit. Ne jemi të interesuar dhe po punojmë për ta luftuar korrupsionin”.

Meucci ka bërë të ditur se as gazetarët që kanë publikuar shkrime për prezencën e korrupsionit në EULEX, nuk janë duke u ndjekur.

Ai nuk ka dashur të komentojë hetimet e mundshme të prokurorëve të EULEX-it të cilët dyshohen se janë të përfshirë në korrupsion.

Megjithatë, sa i përket rastit të Xhabir Zharkut, ai ka theksuar se nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë rast.

Ndërsa sa i përket rastit të Ilir Tolajt, ka shtuar se ai është një gjykatë dhe po vazhdohet sipas procedurave gjyqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button