Shehaj: Kontrata me përfitime 150 mln € u shit 250 mijë në Kroaci
Gjithashtu Agron Shehaj nënvizon faktin se pas implentimit të këtij sistemit elektronik, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.
Postimi i Shehajt:
Jehona Softëare shpk u shit 250.000 euro vetëm 2 javë para se të fitonte një tender me përfitime prej 150 milionë euro në 10 vitet e ardhshme. Jehona softëare shpk është blerë nga dy biznesmenë kroatë të akuzuar për lidhje me ish kryeministrin kroat dhe këshilltar të Edi Ramës. Blerja është bërë nëpërmjet një Kompanie kroate fantazmë të sapo krijuar.
Marrëveshja dhe vlera e shitjes prej 250.000 euro është mbajtur e fshehtë në Shqipëri, është raportuar vetëm në Regjistrin Tregtar Kroat (shiko dokumentin, 1.862.484 kuna) Fatura 15.2 milionë euro që Qeveria Shqiptare pagoi për tenderin e faturimit elektronik është vetëm maja e ajsbergut të kostove marramendëse që do paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare për sistemin e ri.
Pas implentimit të sistemit, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.
Sipas dokumentit të tenderit për sistemin e ri të faturimeve, aktualisht në Shqipëri janë 166 mijë kasa fiskale , të cilat do të dalin jashtë përdorimit. Të gjitha bizneset që kanë këto kasa do të detyrohen me ligj të blejnë programin e ri kompjuterik me vlerë minimale 60 deri në 80 euro në vit ( sipas Ministrisë se Financave).
Pra bëhet fjalë për një kosto prej 13 milionë euro në vit, që do të paguhet nga biznesi vetëm për programin kompjuterik të tatimeve. Janë 150 milionë euro vetëm në 10 vitet e ardhshme, por ky biznes do të vazhdojë pafundësisht.
Cdo vit, dhjetëra miliona euro do u merren bizneseve.