🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Shejtan budallenjtë

Nga Lutfi Dervishi

Kemi mbërritur në një pikë të çuditshme: nuk mbrohet më ajo që është e drejtë, por ajo që është e pambrojtshme. Jo sepse ka argumente të forta, por sepse dikush ka vendosur ta mbrojë me çdo kusht. Paradoksi është i plotë: sa më të dobëta argumentet, aq më e madhe zhurma.

Një tjetër pikë, sa komike aq edhe cinike, është loja me rolin e budallait. Shumë e luajnë këtë rol në publik, jo nga paaftësia, por me llogari me lap. Strategjia është e thjeshtë: nëse një absurditet përsëritet mjaftueshëm, njerëzit fillojnë të dyshojnë te logjika e tyre.

Paradoksi i tretë, mbase më i përhapuri, lidhet me debatin. Është krejt normale që secili të ketë opinionin e vet. Problemi nis kur opinioni nuk paraqitet më si opinion, por si fakt.

Kështu po krijohet një realitet i deformuar:
faktet trajtohen si opinione, ndërsa opinionet si fakte.

Në këtë mjedis, debati nuk synon më gjetjen e të vërtetës. Synon imponimin e një versioni të saj. Kur kjo ndodh, rrethi mbyllet: jo vetëm që mbrohet e pambrojtshmja, por sulmohet egërsisht edhe e vërteta.

Në fund mbetet vetëm një pyetje:
a është problemi se disa sillen si budallenj, apo se kanë filluar të na marrin të gjithëve për të tillë?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.