Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shëndetësia, Beqaj kritikon mjekët: Të respektojnë oraret e punës me qytetarët

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, la lëshuar kritika të hapura kundër mjekëve të parësorit në lidhje me paraqitjen e tyre në punë para dhe brenda orarit. Gjatë një konference me temë “Mbulimi universal dhe kujdesi shëndetësor”, Beqaj ka pranuar boshllëqet në sistemin shëndetësor, por premtoi se ky sistem do të shkojë drejt përmirësimit.

ilir-beqaj-655x356“Mjekët duhet të jenë në vendet e punës për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë. Mjekët, edhe kur kanë mbledhje me mua, nuk e respektojnë orarin, – theksoi Beqaj. – Me mua le të mos vijnë, por të paktën të respektojnë orarin me qytetarët, sepse me ata e kanë kontratën. Është e domosdoshme që mjeku duhet të jetë 10 minuta para se të fillojë orari i punës për kontrollin bazë”.

Po ashtu, Beqaj ka pasur vërejtje edhe për shërbimin e urgjencës, ku vuri në dukje se qytetarët paraqiten vetë kur kanë probleme shëndetësore në qendrat mjekësore pranë lagjeve të tyre.

“Urgjenca mjekësore është falas, por nga të qenit në letër dhe ajo në terren, rezulton ndryshe, – vazhdon Beqaj. – Ka shumë raste që qytetarët vijnë vetë në urgjencë dhe jo anasjellas. Kjo tregon që duhet ta rithemelojmë dhe ta fuqizojmë flotën e autoambulancës. Duhet të kemi një trup që të kryejmë këtë shërbim dhe kapacitete pritëse në spitalet tona”.

Ministri i Shëndetësisë ka pranuar edhe mungesën e mjekëve specialistë jashtë Tiranës dhe tha se ky problem do të zgjidhet në dy vitet e ardhshme: “Jashtë Tiranës na mungojnë 300 mjekë specialistë, por në dy vitet e ardhshme ky numër do të na rritet, ndaj ne vendosëm që në këtë ditë, përveç kësaj pjese të përgjithshme të diskutojmë për zhvillimet e ardhshme për trupën mjekësore, që nis që nga procesi i formimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.