Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,965 ▲1.14%
DOW 48,527 ▲0.64%
NASDAQ 23,613 ▲1.85%
NAFTA 92.48 ▼6.66%
ARI 4,854 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,328 ▲ +2.62% ETH $2,327 ▲ +4.16% XRP $1.3666 ▲ +1.77% SOL $84.7800 ▲ +1.42%
S&P 500 6,965 ▲1.14 % DOW 48,527 ▲0.64 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.48 ▼6.66 % ARI 4,854 ▲1.82 % S&P 500 6,965 ▲1.14 % DOW 48,527 ▲0.64 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.48 ▼6.66 % ARI 4,854 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

“Shërbimi i Provës” rregullohet me ligj

Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit të Provës do të rregullohet tashmë me një ligj të posaçëm i hartuar nga ministria e Drejtësisë dhe i përcjellë së fundi për miratim në Kuvend.
Veprimtaria e këtij Shërbimi, që kryhet në interes të komunitetit, ka qëllim rehabilitimin shoqëror të shkelësve të ligjit, uljen e rrezikut të përsëritjes së veprave penale dhe rritjen e sigurisë shoqërore. Aplikimi i masave alternative të dënimit me burgim, që realizohet përmes Shërbimit të Provës, synon uljen e kostove sociale të dënimeve penale dhe ruajtjen e sigurisë shoqërore.

Deri më sot, zbatimi i masave alternative në vendin tonë realizohej përmes një institucioni të posaçëm të ngritur për këtë qëllim nga viti 2009, në saje të ndryshimeve të Kodit Penal dhe ligjit “Për ekzekutimin e dënimeve penale”. Institucioni i Shërbimit të Provës e zhvillonte veprimtarinë e tij bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave, por një rekomandim i Këshillit të Evropës sugjeron që “autoriteti përgjegjës për zbatimin e masave dhe sanksioneve komunitare duhet të rregullohet me ligj”.

Ndaj në përmbushje të këtij detyrimi, që nga fillimi i tij, funksionimi dhe organizimi i Shërbimit të Provës duhet të ishte rregulluar me ligj. Projektligji i propozuar jo vetëm bën një rregullim ligjor të aktivitetit të deritanishëm të Shërbimit të Provës, por synon të përcaktojë dhe detyrimet e reja për punonjësit e këtij institucioni, të cilat kanë për qëllim garantimin e standardeve të përcaktuara në mbrojtje të të dënuarve nga rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.