☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.76 ▲4.01%
ARI 4,442 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,280 ▼ -0.35% ETH $2,469 ▼ -0.76% XRP $1.4032 ▼ -1.45% SOL $102.3800 ▼ -1.08%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.76 ▲4.01 % ARI 4,442 ▲0.07 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.76 ▲4.01 % ARI 4,442 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Shërbimi sekret shqiptar dyshonte se Ibrahim Kelmendi i shërbente UDB-së, Jugosllavia e lidhte me Sigurimin shqiptar

Në ciklin e emisioneve “Dosjet”, në kuadër të Debat Plus-it në Dukagjin, është trajtuar veprimtaria e Ibrahim Kelmendit dhe mënyra se si ai është ndjekur nga shërbimet sekrete të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Sipas dokumenteve të paraqitura në emision, Kelmendi ishte subjekt i Shërbimit Sekret Jugosllav, ndërsa në të njëjtën kohë për të mblidheshin informacione edhe nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar.

Në dokumentet e shërbimit sekret shqiptar, Kelmendi dyshohej se mund t’u kishte shërbyer organeve jugosllave.

Në një dokument të vitit 1981 thuhet: “Ibrahim Kelmendi me banim ne Frankfurt duhet te teje person qe u ka shërbyer e u shërben organeve jugosllave dhe është nxjerre ne Perëndim për t’u lidhur me vendin tone dhe per te zbuluar planet tona ne drejtim te Kosovës. Burimi ka dëgjuar se Ibrahim Kelmendi mund te jete i lidhur edhe me sovjetiket. Për te dyja këto fakte konrektet nuk ka.”

Nga ana tjetër, në dosjet e UDB-së, “Fronti i Kuq Popullor”, organizatë e drejtuar nga Kelmendi, paraqitej si e lidhur me shërbimin sekret shqiptar.

Sipas një dokumenti të paraqitur në emision, “Fronti i Kuq Popullor” deklaronte se demonstratat masive dhe shfaqja e hapur e nacionalizmit e separatizmit shqiptar në Kosovë ishin pjesë e objektivave të tij, ndërsa pretendohej se trazirat e vitit 1981 ishin në masë të madhe rezultat i veprimtarisë së kësaj organizate.

Në emision u theksua kështu një paradoks: UDB-ja e konsideronte “Frontin e Kuq Popullor” të lidhur me Sigurimin e Shtetit Shqiptar, ndërsa dokumentet shqiptare për Kelmendin përmbanin dyshime se ai i shërbente UDB-së.

Vetë Kelmendi i ka mohuar këto pretendime. Duke folur për akuzat se organizatat shqiptare ishin të infiltruara nga UDB-ja, ai ka deklaruar:

“Fatkeqësisht nuk di organizatë që nuk kishte brenda spiunë të UDB-së. Pak më konkretisht, më rezulton se disa organizata i kishte formuar UDB-ja dhe komandoheshin nga njerëz të UDB-së.”

Dkumentet e shqyrtuara nuk japin provë përfundimtare se Ibrahim Kelmendi ishte bashkëpunëtor i ndonjërit prej shërbimeve sekrete.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.