☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.67 ▲3.91%
ARI 4,446 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,340 ▼ -0.22% ETH $2,472 ▼ -0.46% XRP $1.4023 ▼ -1.08% SOL $102.6200 ▼ -0.55%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.67 ▲3.91 % ARI 4,446 ▲0.16 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.67 ▲3.91 % ARI 4,446 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Sulme të fuqishme ruse, dhjetëra viktima dhe të plagosur

KIEV, 9 shtator /ATSH–DPA/- Disa persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot nga sulmet ruse në disa qytete të Ukrainës.

Në Kiev, një grua humbi jetën pasi një dron goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi.

Tre persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën.

Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, tha se gjatë ditës në kryeqytet u plagosën gjithsej 16 persona.

Në qytetin port të Mykolaiviy, të paktën dy persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme të përsëritura ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, objektivat ishin infrastruktura portuale dhe magazina ku ruheshin produkte ushqimore.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi përdorimin e dronëve dhe armëve me precizion, por deklaroi se ishin goditur vetëm depo ushtarake.

Në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, të paktën nëntë persona u plagosën nga një sulm ajror rus.

Autoritetet thanë se qyteti u godit nga të paktën nëntë bomba rrëshqitëse.

Ndërkohë, në Sumy, tre persona u vranë pasi një dron goditi parkimin e një qendre tregtare.

Sipas autoriteteve lokale, 14 persona të tjerë u plagosën.

Goditja shkaktoi dëme në qendrën tregtare dhe zjarre në disa automjete.

Në një zhvillim tjetë, mediet raportuan se forcat ukrainase mund të kenë goditur me dronë një objekt të rëndësishëm të industrisë së gazit në Novy Urengoy, në Siberinë perëndimore.

Guvernatori rajonal Dmitry Artyukhov konfirmoi sulmin me dronë dhe tha se kishte shpërthyer një zjarr për shkak të rënies së mbetjeve.

Sipas tij, dronët që po afroheshin u rrëzuan dhe situata ishte nën kontroll.

Novy Urengoy ndodhet më shumë se 3 000 kilometra nga kufiri me Ukrainën, duke e bërë këtë një objektiv shumë të largët.

Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare të konfirmuara mbi shkallën e dëmeve në impiantin e gazit.

Ukraina ka intensifikuar prej muajsh përdorimin e dronëve me rreze të gjatë kundër objekteve industriale, ushtarake dhe rafinerive në territorin rus, me synimin për të dëmtuar kapacitetet që mbështesin luftën e Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.