☁️
Tiranë 11°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,676 ▼0.6%
DOW 46,588 ▼0.86%
NASDAQ 22,324 ▼0.69%
NAFTA 97.04 ▲1.58%
ARI 4,880 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,395 ▼ -3.79% ETH $2,185 ▼ -6.15% XRP $1.4463 ▼ -4.75% SOL $89.1700 ▼ -5.58%
S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,588 ▼0.86 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 97.04 ▲1.58 % ARI 4,880 ▼2.55 % S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,588 ▼0.86 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 97.04 ▲1.58 % ARI 4,880 ▼2.55 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shkarkimet në Drejtorinë e Tatimeve, Qeveria: 368.5 milionë lekë për vendimet gjyqësore të viteve 2006 – 2013

aBazuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një artikull të publikuar nga gazeta Rilindja Demokratike pretendon se largimet e paligjshme nga puna në Drejtorinë e Tatimeve i kanë kushtuar taksapaguesve 402 milionë lekë vetëm për vitin 2014.

Lidhur me këtë qeveria publikon fondet e akorduara për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, për punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna në Drejtorinë e Tatimeve. Në një njoftim për shtyp, qeveria thekson se për vitin 2014, periudhë në të cilën artikulli pretendon se janë paguar 402 milionë lekë, në të vërtetë rezulton se janë likuiduar 368.5 milionë lekë, të cilat nuk kanë adresuar asnjë nga personat e larguar në vitin 2014, siç pretendohet në artikull, por kanë shlyer vendimet gjyqësore për personat e larguar nga puna përgjatë periudhës 2006 – Mars 2013.

Ndërkohë që për punonjësit e larguar pas Tetorit 2013, thuhet se rezultojnë të jenë vetëm 11 vendime të cilat janë ekzekutuar në vitin 2015, me vlerë totale 19 milionë lekë. Kjo vlerë është sa 9.5% e fondit të likuiduar për gjithë vitin 2015 ose 3.2% e totalit të likuiduar për vitet 2013-2015.

Ndërsa fondet e akorduara për periudhën 2013-2015 janë si më poshtë:

  • Në vitin 2013, Drejtoria e Tatimeve ka likuiduar 31 milionë lekë, për të shlyer vendimet gjyqësore të largimeve nga puna për periudhën 2006-2009.
  • Në vitin 2014, Drejtoria e Tatimeve ka likuiduar 368.5 milionë lekë, për të shlyer vendimet gjyqësore të largimeve nga puna për periudhën 2006-Mars 2013.
  • Në vitin 2015, Drejtoria e Tatimeve ka likuiduar 199 milionë lekë, për të shlyer vendimet gjyqësore të largimeve nga puna për periudhën 2006-2015

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.