Politika

Shkarkimi i Manjanit, Meta jep sqarime

Një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili është pjesë e LSI, kryetari i kësaj force politike do të japi arsyet e këtij vendimi.

Nga selia e LSI-së njoftojnë se Ilir Meta do të bëjë një bashkëbisedim me gazetarët në orën 12:00.

Ylli Manjani u shkarkua të hënën nga detyra dhe në vend të tij u propozua një tjetër përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ndërsa qeveria ju përmbajt një formulimi të përgjithshëm për motivet e vendimit, vetë Manjani hodhi një lumë kritikash ndaj qeverisë, duke folur për një hakmarrje të kryeministrit për shkak të qëndrimeve të tij publike ndaj fenomenit të kultivimit të marijuanës dhe kundërshtimeve që siç tha ai, i kishte bërë disa praktikave korruptive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button