Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shkarkonte naftën gjatë rrugës dhe mbushte autobotin me ujë

Fier

Policia lokale arreston shoferin e dyshuar për vjedhjen e 15 mijë litrave

Cisterna-2_1Prangoset shoferi i firmës që kryen transportimin e naftës bruto të kompanisë kanadeze “Banker’s”, pasi dyshohet se gjatë rrugës kishte shkarkuar pjesën më të madhe të lëndës djegëse duke e zëvendësuar atë me ujë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, të cilat sqaruan se mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:30, sektori i krimit ekonomiko-financiar, në kuadër të operacionit të koduar “Petrol”, ka ndaluar 56-vjeçarin Maksim Hysi, banues në Fier për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Sipas burimeve të sipërcituara, 56-vjeçari Hysi, i cili ushtronte detyrën si shofer pranë kompanisë “EUROPETROL” që kryen transportin e hidrokarbureve për llogari të “Banker’s”, ka qenë duke drejtuar mjetin autobot me targa AA302DR/FR1358D, me destinacion Petroliferën në qytetin e Vlorës, kur dyshohet se ka kryer vjedhjen. Mësohet se administratorët e Petroliferës kanë konstatuar se Hysi kishte mbërritur në destinacion rreth një orë me vonesë dhe e kanë denoncuar në polici, pasi dyshonin se ai kishte shkarkuar rrugës pjesën më të madhe të naftës, rreth 15 mijë litra nga 20 mijë që kishte në total. Ndërkohë, nga këqyrja paraprake që hetuesit kanë kryer në ngarkesën e autobotit që drejtohej prej 56-vjeçarit Hysi, dyshohet se ai e ka zëvendësuar sasinë e shkarkuar me ujë. Sipas burimeve, dyshohet se i ndaluari mund ta ketë kryer edhe më parë këtë vjedhje, pasi ka pasur edhe vonesa të mëparshme gjatë transportimit të naftës për në Petroliferën e Vlorës. Policia dyshon se kjo vjedhje ka qenë e organizuar dhe mund të jenë përfshirë edhe të tjerë drejtues mjetesh të kësaj kompanie dhe administratorë të pikave të shitjes së karburanteve apo subjekte të tjera që e kanë blerë naftën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.